Shumica e fëmijëve me autizëm nuk diagnostikohen deri në moshën 4 vjecare e madje në disa raste edhe më vonë. Megjithatë sipas U.S Centers for Disease Control në disa raste ky diagnostikim mund të bëhet edhe nga mosha dy vjecare. Disa prindër fillojnë të kuptojnë disa shenja të autizmit tek fëmija në ditëlindjen e parë e disa të tjerë në muajin e 18, diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për një trajtim më të hershëm.


 

Shenjat e autizmit tek bebat nën 12 muajsh:

  • Nuk tregon interes tek fytyrat;
  • Nuk bën kontakt me sytë, nuk buzëqesh;
  • Nuk reagon gjithmonë ndaj tingujve, nuk përgjigjet kur e thërrisni në emër, nuk kthehet për të parë nga vjen një zhurmë e caktuar edhe pse në situata të tjera duket se ka dëgjim të mirë;
  • Nuk i pëlqen ta prekni dhe përkëdhelni;
  • Nuk tregon interes në disa lojëra tipike për bebe si për shembull “ta-da” (mbuloni fytyrën me duar dhe bëni ta-da);
  • Nuk belbëzon apo shfaq shenja të tjera së të folurit;
  • Nuk bën xheste si për shembull të zgjasë krahët drejt jush kur do që ta merrni.

Në vijim do të sjellim edhe shenjat e autizmit për fëmijët nga muaji 12-24.

 

Video reale: Sjellja e nje femije me autizem