E folura e fëmijës do të zhvillohet gradualisht sipas një ritmi të caktuar për moshën përkatëse që ai/ajo ka. në disa raste fëmija mund të paraqesë vonësa në të folur dhe normalisht kjo gjë i shqetëson  prindërit. Në lidhje me fëmijët prematurë, edhe zhvillimi gjuhësor duhet të llogaritet në varësi të moshës së përllogaritur dhe jo asaj që fëmija ka lindur.

Shenjat alarmuese në lidhje me të folurin e fëmijës

Nga muaji i 12 i jetës:

  • Nuk thotë “mami” ose “babi”;
  • Nuk bën disa gjeste si për shembull, të tregojë me gisht, të tundë kokën në shenjë refuzimi;
  • Nuk praktikon disa bashkëtingëllore si për shembull p ose b;
  • Nuk e kupton dhe nuk i përgjigjet disa fjalëve si për shembull “mirupafshim”;
  • Nuk tregon me gisht për gjëra që i ngjallin kuriozitet;
  • Nuk thotë asnjë fjalë të vetme nga muaji 15 i jetës;
  • Nuk belbëzon asnjë fjalë qoftë edhe si murmëritje.

Nga muaji i 18:

  • Nuk përcakton asnjë pjesë trupi nëse ja kërkoni;
  • Nuk përpiqet të komunikojë me ju qoftë edhe duke treguar me gisht atë cfarë dëshiron të marrë;
  • Nuk thotë të paktën 6 fjalë.

Nga muaji 19-24:

  • Nuk fillon të ketë një zhvillim më të shpejtë gjuhësor. Mendohet mesatarisht të mësojë 1 fjalë të re në javë;
Nga muaji 24 i jetës:
  • Nuk i përgjigjet disa komandave të thjeshta;
  • Nuk shtiret sikur bën disa veprime të caktuara si për shëmbull krehja e flokëve. Qoftë me kukullat apo me veten;
  • Nuk imiton veprimet apo fjalët e të tjerëve;
  • Nuk përcakton dot figurat në një libër të cilin ja keni lexuar disa herë;
  • Nuk bashkon dot fjalët në një fjali të vetme;
  • Nuk njeh kuptimin dhe funksionet e disa sendeve në shtëpi si për shembull piruni apo furca e dhëmbëve.