Si prindër është normale që të shqetësoheni në lidhje me disa shenja që mund të shfaqen tek fëmija. Por ashtu sic ndodh që në disa raste shqetësimi të jetë i pavend ashtu mund të ndodhë që edhe disa simptoma të jenë tepër domethënëse.

Dhe 7 shenjat e sëmundjeve që nuk duhet të injoroni janë!

  • Temperatura shumë e lartë. Nëse është fëmijë nën 3 muajsh kujdes nga temperatura mbi 37.5.Nëse është fëmijë nga 3-6 muajsh kujdes nga temperatura mbi 38. Nëse është nga 6-24 muajsh kujdes nga temperatura mbi 39. Temperatura e lartë mund të jetë shenjë e një infeksioni viral apo bakterial.
  • Shperthime në lëkurë, sidomos në formë rrethore. Nëse shenjat e kuqe që shfaqen në lëkurë shoqërohen edhe me bllokim në frymëmarrje, duhet të drejtoheni urgjent për tek mjeku.
  • Shenjat për të cilat duhet gjithashtu të tregoni kujdes janë edhe nishanët apo njollat e zeza. Duhet të tregoni kujdes ndaj shenjave të reja që shfaqen dhe jo ndaj atyre që kanë qënë që në lindje. Ndërkaq duhet të mbani nën kujdes edhe shenjat prezente që në lindje për të parë nëse ndryshojnë.
  • Kujdes nëse fëmija ka dhimbje të papritura në stomak. Kjo mund të jetë shenjë apendiciti. Sidomos nëse shoqërohet edhe me temperaturë, diarre dhe të vjella.
  • Buzët marrin ngjyrë blu. Së bashku me një frymëmarrje të vështirë kjo mund të jetë shenjë alarmi. Mund të kemi të bëjmë me një alergji apo një atak astme.
  • Të vjella gjatë gjumit. është një shenjë për të cilën duhet të shqetësoheni sidomos nëse fëmija është nën 6 muajsh. Në këtë rast duhet të drejtoheni tek mjeku.
  • Rrjedhje të mëdha të gjakut. Është normale që fëmijët e vegjël duke luajtur mund të vriten, por nëse gjaku nuk ndalon duhet të drejtoheni patjetër tek mjeku ndërsa e keni bllokuar vendin e goditur.