Nëse bebat do të mund të flisnin sapo vinin në jetë për nënat do të ishte më e lehtë të kuptonin nevojat që kishin, por ja që nuk është kështu. E kemi thënë shpesh dhe tashmë dihet që ai komunikon me anën e të qarës duke na treguar se ka uri, do gjumë, ka nevojë të ndërrohet etj.

Po kur vjen puna tek shëndeti, si mund ta kuptojë nëna?

  • Fënija juaj është tepër social. Ai bën kontakt me të tjerët nëpërmjet syve, buzëqesh dhe ju belbëzon (guu ose diçka tjetër). kjo tregon se ai është i lumtur. Kontakti me sytë fillon nga muaji i 1, ndërsa buzëqeshja nga muaji i 2.
  • Bebi juaj është në gjendje të mbajë peshën e trupit. Pra mundet të ngrejë kokën pa asnjë suport nga muaji i 5 nëse e vendosni mbi bark.

Lexo edhe: Kur fillojne bebat te hedhin hapat e pare?

  • I vogli juaj ka një sistem të rregullt gjumi, qan më pak dhe duket më i qetë. Kjo fillon të ndodhë nga muaji i 4.

Lexo edhe: Gjumi i bebes, kur duhet te shqetesohemi?

  • Për një pjesë të mirë të ditës bebi është i qetë dhe i vëmendshëm. Kjo tregon se ai është duke mësuar atë që ndodh përreth dhe nëse është i qetë me siguri ndodh sepse është duke u përpjekur të kuptojë informacionin që merr.
  • Fëmija juaj i shikon ngjyrat, pamjet dhe lëvizjet. Kjo gjë fillimisht ndodh kur ai është në një distancë prej 30 cm, pra sa distance në të cilën qëndroni kur e ushqeni.

Lexo edhe: Bebi, gjiri dhe gjumi

  • Ai ju dëgjon me vëmendje. Dëgjimi i tij është vazhdimisht duke u zhvilluar edhe pse ky zhvillim ka nisur që në barkun e nënës. Ai përpiqet të identifikojë tingujt e ndryshëm që dëgjon.
  • Bebi juaj është duke fituar normalisht peshë dhe ka nevojë për një ndërrim të shpeshtë të bebelinës. Sidomos gjatë gjidhënies nëna nuk ka si e kupton sa qumësht piu bebi prandaj kjo është e rëndësishme. Ai duhet të ndërrojë 8-10 bebelina në ditë (të paktën) dhe nëse bebi kërkon të pijë më shpesh mos u shqetësoni pasi është duke u rritur dhe ka nevojë ta bëjë këtë.
  • Fëmija qetësohet nga prekja dhe zëri juaj. Kjo është një shenjë e heshtur e lidhjes së fortë që ka mes jush.

Mund t’ju interesoje edhe:

Radha e prezantimit te frutave tek bebi

Tapeti, bebi, mami dhe… fshesa!

Si te ndihesh mire ti si nene kur bebi qan pa pushim?

Facebook Comments