Sekrecionet vaginale

Vagina e shëndetshme

Vagina shërben si një pikë tranziti mes ambientit të jashtëm dhe organeve të brendshme të riprodhimit. Ekuilibri i pH të vaginës ka shumë rëndësi. Normallisht pH i vaginës është acid dhe kjo ofron mbrojtje nga infeksionet. Ky mjedis acid krijohet nga disa bakterie (mikrobe) të cilat normalisht janë banore të vaginës. Këto bakterie janë pjesë e florës normale të vaginës (pra vagina nuk është sterile dhe nuk ka pse të jetë sterile). Një vaginë e shëndetëshme prodhon sekrecione në mënyrë që pastrojë dhe rregullojë ambientin brenda saj, në mënyrë të ngjajshme me funksionin e pështymës e cila rregullon / pastron ambientin e gojës. Këto sekrecione përbëjnë sekrecionet normale të vaginës. Cfarëdo ndikimi mbi këtë ekuilibër delikat të sekrecioneve dhe florës vaginale përbën kushte të favorshme për shfaqjen e   infeksioneve.

 

Sekrecionet normale vaginale

Të gjitha femrat kanë sekrecione vaginale.  Sekrecionet vaginale normale duken transparente, të qarta, ndonjëherë me një aspekt të lehtë të bardhë, dhe / ose lehtësisht të verdhë kur thahet apo mpikset. Ndryshimet në këtë aspekt mund të ndodhin për arsye të ndryshme: sipas fazave të ciklit menstrual, për shkak të stresit, shtatzanisë apo përdorimit të medikamenteve të ndryshme (përfshirë këtu edhe    kontraceptivet (orale).

Efektet e ciklit menstrual

Cikli menstrual ka ndikimin e vet mbi ambientin vaginal. Të gjitha femrat përjetojnë një ndjesi lagie apo një sekrecion më të shtuar (dhe të qartë apo transparent) rreth mesit të ciklit. Ekuilibri i pH pëson ndryshime gjatë ciklit menstrual dhe është më pak acid në ditët përpara dhe gjatë menstruacioneve. Për këtë arsye infeksionet shfaqen më shpesh gjatë kësaj periudhe.

Sekrecionet jo normale të vaginës

Cdo ndryshim në ngjyrë ose në sasi të sekrecioneve të vaginës përbën një shenjë për një  infeksion  vaginal. Infeksionet vaginale janë mjaft të shpeshta; shumica e femrave do të përjetojnë një farë infeksioni vaginal gjatë jetës së tyre. Ndër shenjat që mund të shfaqë një infeksion vaginal përmendim:

  • Sekrecione të shoqëruara me prurit (të kryera) dhe rash (skuqje).
  • Sekrecione të rritura në sasi
  • Ndjesi djegie gjatë urinimit
  • Sekrecionet me aspekt të bardhë, të trashë apo veshtullor.
  • Sekrecione me aspekt gri / të badhë apo të verdhë / jeshil me aromë jo të mirë.

Per me teper informacione na ndiqni edhe ne Facebook si edhe ne faqen tone te Instagramit

Ju sugjerojme te lexoni edhe:

Sekrecionet vaginale ne shtatzani, cfare duhet te dini ne pergjithesi?

Nje problem ne shtatzani mund te jene edhe kondilomat

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 + eleven =