Një nga simptomat më të zakonshme që konfirmojnë shtatzaninë janë sekrecionet kafe. Por kur duhet të shqetësohemi dhe kur janë normale?

 

Sekrecionet kafe në shtatzani

Shumë gra gjatë shtatzanisë shqetësohen për sekrecionet të cilat mund të jenë me ngjyrë të bardhë, të verdhë por edhe të errët. Në këtë rast ato drejtohen tek mjeku dhe në më të shumtën e rasteve bëhet fjalë për një fenomen fiziologjik. Zakonisht këto sekrecione shfaqen para javës së 8 të shtatzanisë, periudhë në të cilën trupi pastrohet nga mbetjet e mëparshme të gjakut. Këtë e tregon pikërisht ngjyra e errët e cila është shenjë se gjaku ka qëndruar për një kohë të gjatë në kanalin vaginal dhe për pasojë është oksiduar.

Lexo edhe: Kur mund te zbulojme gjinine e femijes?

Ose mund te lexosh edhe: Kalendari kinez, cfare gjinie do te kete bebi?

Sekrecionet në fillim të shtatzanisë

Nëse këto sekrecione shfaqen gjatë javëve të para të shtatzanisë dhe kanë ngjyrë kafe nuk duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për menstruacione false të shkaktuara nga implantimi i embrionit në muret e mitrës. Në rastet e tjera do të shfaqen në ditët kur gruaja normalisht ka pasur datën e ciklit dhe shfaqen ende sepse hormonet nuk janë ekuilibruar ende për të ndaluar gjakderdhjen.

Mund te lexoni edhe:Antibiotiket ne shtatzani dhe rreziku

Duhet të drejtoheni tek mjeku nëse gjakderdhja është e bollshme dhe me kalimin e kohës merr ngjyrë të qartë si edhe shoqërohet me dhimbje.

Lexo edhe: Stresi ne shtatzani dhe ndikimi tek fetusi

Facebook Comments