Peshtyme

Në lidhje me këtë pyetje kanë menduar ekspertët japonezë.

Sa pështymë prodhon goja e një fëmije?

Mbrëmjen  e djeshme janë dhënë cmimet “IgNobel 2019” në lidhje me shkencën. Prezantimet janë bërë në teatrin e “Universitetit Harvard” dhe studimi në lidhje me pështymën nuk ka dalë pa cmim.

Sipas japonezëve 500 ml në ditë. Dhe ndoshta ju shpesh e keni menduar sa mund të jetë sasia pasi mund të keni gjetur përshtymë tek veshjet e fëmijës, tek biskota, tek jastëku etj.

Studimi u krye pasi u ndoqën rreth 30 fëmijë 5 vjecarë nga mëngjesi deri në darkë për 48 orë.   Pra fëmija juaj në atë moshë do të jetë në gjendje të prodhojë pikërisht 500 ml pështymë në 24 orë.