Mosha me e veshtire ne rritjen e femijes

Sipas prindërve mosha më e vështirë gjatë rritjes së fëmijës është ajo kur fëmija shkon nga 1 në 3 vjec.

Normalisht të rrisësh një fëmijë nuk është e lehtë as në moshat e tjera. Por shumica e prindërve pohojnë atë që kemi shkruar më sipër. Pra bëhet fjalë për atë periudhë të rritjes gjatë së cilës fëmija ende nuk ka fituar pavarësi.

Përse periudha nga mosha 1-3 vjecare është më e veshtira në rritjen e fëmijës?

Në momentin që fëmija fillon të jetë më i pavarur fillojnë të kalojnë kohën në mënyrën që ata duan. Ata fillojnë të eksplorojnë gjërat dhe për pasojë edhe përpiqen t’i bëjnë vetë. Kjo do të thotë që pjesën më të madhe të ditës prindërit do të vrapojnë pas fëmijës duke ju hequr gjërat nga duart. Duke i kontrollur nga afër në hapat që hedhin.

Në fakt kjo fazë e rritjes së fëmijës karakterizohet edhe nga ndryshime të mëdha. Edhe humori mund të ndryshojë vazhdimisht duke qënë shpesh herë edhe i keq. Kjo ndodh pasi fëmija dëshiron të bëjë shumë gjëra por nuk janë në gjendje. Kjo i bën të ndihen shpesh edhe të frustruar. Pra për këtë arsye ndodh që femijet të sillen edhe keq.

Duke qënë se në këtë moshë fëmijët kanë edhe tepër energji ju duhet të siguroni për ta ambient të sigurt. Në këtë mënyrë mund të eksplorojnë botën që i rrethon pa dëmtuar veten e tyre. por mos harroni se ajo cka e bën të vështirë këtë fazë ështe edhe pamundësia e fëmijës për të shprehur ato që do.

Cfarë ndodh pas vitit të dytë të jetës tek femijet?

Tek fëmijët pas vitit të dytë të jetës ndodhin ndryshime dhe kjo pasi ata mundën të shprehin më mirë atë që duan. Me shumë mundësi në këtë moshë mund të përdorin tualetin, kanë aftësi më të mira komunikuese dhe normalisht janë më të pavarur. Vazhdon ende të rritet edhe dëshira për të njohur gjëra të reja. Femija tashme mund të përdorë më mirë aftësitë e veta.

Po ju jeni dakord? Cila ka qene mosha me e veshtire gjate rritjes se femijes per ju? 

Cili veprim i femijes ju ka lodhur me teper?