Ndërsa në botë shumë femra lotojnë dhe luten cdo ditë për një fëmijë të tjera zgjedhin të mos sjellin kurrë në jetë një vogëlush. Duket se është kthyer në “modë” dhe madje këto mendime i ndajnë edhe në grupe të posacme të quajtura “child free”.

“Child Free group”

Lindi në SHBA dhe duket se po njihet gjithnjë e më shumë edhe në Itali. Ata kanë një “qëllim” të përbashkët, nuk duan fëmijë. Madje në këto grupe nuk është aspak cudi të shohësh edhe persona në moshën 55 vjecare që shprehen se jo vetëm urrejnë të qënit prind por edhe vetë fëmijët.

“Si është e mundur që ekzistojnë vetëm ato? Të duhet t’ju lirosh radhën tek mjeku e madje edhe tek kasa e supermarketit. E përse? Meqë e kanë kaq problem mundtë qëndrojnë në shtëpi të urinojnë në mënyrë komode cdo 10 minuta”

Kështu lexon nëse futesh në grup dhe me siguri “ato” janë gratë shtatzana.

Nuk dua fëmijë prandaj do të sterilizohem!

Mosha mesatare e atyre që marrin pjesë në grup është ajo 30 vjecare, dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të operohen për t’u bërë sterilë dhë për të humbur përfundimisht aftësitë e tyre riprodhuese.

 

Sipas të dhënave të INSTAT në këto vende ku operojnë këto grupe “child free” gjysma e popullsisë nga mosha 18-49 vjecare zgjedh të mos bëjë fëmijë. E përkthyer në shifra, 5.5 milion femra nuk duan të bëjnë fëmijë e një pjesë e mirë e tyre zgjedhin të sterilizohen!

Facebook Comments