Rregullat e qarkullimit rrugor parashikojnë vendosjen e fëmijës në një pajisje të posacme deri në moshën 12 vjecare. bëhet fjalë për sexholinon e cila është  e detyrueshme të përdoret që nga lindja. Ajo duhet të jetë e përshtatshme për peshën dhe gjatësinë e fëmijës.

Në disa raste, kur fëmijët janë të vegjël nuk ju vendoset rrip sigurimi dhe kjo është e gabuar, e rrezikshme. Këtë e pohon edhe mjeku Giordao Biserni në një intervistë dhënë për Quotidiano.net.

Fëmijët në makinë pa rrip sigurimi, flet eksperti!

Jemi duke folur për atë që eksperti i Asaps (Shoqata në mbështetje të policisë rrugore). Ai shprehet se prindërit duhet të japin shembullin e mirë duke përdorur rrip sigurimi. Pra nëse ata nuk e vendosin me siguri as fëmija nuk do ta bëjë.

Konkretisht ai shprehet se:

“Të rriturit për të mos bërë për të qarë fëmijët rrezikojnë shumë. Ata shpesh nuk i përdorin rripat dhe ndoshta nuk e kuptojnë se rruga nuk fal! Është e kotë që në shkollë fëmija të mësojë këto rregulla bazë kur para shkollave shfaqen prindër të cilët nuk përdorin asnjëherë rripat e sigurimit. E madje nuk përdorin as kaskat mbrojtëse nëse janë duke i dhënë motorit. Në fakt prindërit duhet të edukohen që në vegjëli për të përdorur rripin e sigurimit, kështu do të dinë edhe kur të rriten të respektojnë rregullat.”

Në fakt rrezikshmëria e mos vendosjes së rripit shpesh nënvlerësohet. Askush s’ka si ta dijë se cfarë vjen në vijim!

Eksperti shprehet gjithashtu se:

“Njoh shumë individë tetraplegjikë vetëm për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Kam parë shumë fëmijë të dalë përtej xhamit vetëm nga pakujdesia. E madje shoh shpesh nëna me celular në dorë, cigare në dorën tjetër dhe fëmijën pas që qëndron në këmbë. Pa asnjë lloj rripi që ta mbajë në rast aksidenti. Në këtë rast cfarë mund të themi për nënën në fjalë?”

Prandaj prindër kujdes! I uli fëmijët në vendin e tyre. I lidhni me rrip sigurimi. Le të qajë, le të bërtase, të refuzojë me të madhe. Më besoni, ato të qara nuk janë asgjë para asaj tragjedie që parandalon rripi i sigurimit!

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fifteen − one =