Rreziqet në shtëpi mund të jenë të mëdha për fëmijën, sidomos pasi ai fillon të hedhë hapat e parë dhe ka tendencën të prekë cdo gjë. Për këtë arsye prindërit duhet të kenë kujdes maksimal.

Rreziqet në shtëpi, si duhet të sillen prindërit?

Pasi fëmija fillon të hedhë hapat e parë rriten ndjeshëm edhe rreziqet për shëndetin e tij. Duke qënë kurioz për të eksploruar botën që e rrethon fëmija do të fusë gjithcka në gojë. Sidomos ato sende që kanë një ngjyrë të fortë. Mund të jenë lule, gjethe, detergjentë e madje edhe medikamente.

Prindërit duhet të njohin rreziqet dhe të dinë sit ë veprojnë. Fillimisht cdo prind duhet të kuptojë se edhe simptomat e intoksikimit me një substancë të caktuar varen nga mosha e fëmijës. Dhe normalisht edhe nga tipi i substancës që fëmija ka marrë. Shenjat e para të helmimit mund të shfaqen edhe pas disa orësh, e në raste të tjera edhe pas disa ditësh. Prandaj në momentin e parë që shikoni se dicka nuk shkon tek fëmija drejtojuni urgjencës.

Kujdes!

Nuk duhet të përpiqeni të bëni fëmijën të vjellë, sidomos nëse është gëlltitur një substancë që krijon shkumë, tretës pasi mund të shkaktohen dëme serioze tek fëmija.

Rreziqet që i kanosen fëmijës dhe zgjidhjet për secilin rast:

  • Gëlltitja e detergjentëve

Detergjentët e pastrimit bëjnë pjesë tek rreziqet më të mëdha për fëmijën. Mund të gëlltiten më shpesh dhe mund të shkaktojnë dëme serioze për organizmin e vogëlushit. Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i vendosni atje ku fëmija nuk mund të arrijë t’i marrë.

  • Medikamentet

Fëmija tërhiqet me lehtësi nga forma dhe ngjyrat që kanë disa kokrra. I fusni ilacet tek rreziqet që kanosin fëmijën dhe i mbani gjithnjë në vende të kycura ku fëmija nuk mund t’i kapë. Sidomos ato me rrezik edhe më të lartë si anti-depresivët, kokrrat e zemrës etj.

  • Lulet dhe bimët

Sado të bukura bëjnë pjesë tek rreziqet që cënojnë shëndetin e mirë të fëmijës. disa lule mund të dëmtojnë lëkurën e fëmijës në prekje dhe të tjerat mund të jenë edhe helmuese. Nëse fëmija prek një lule helmuese mund të kenë irritime, skuqje. Gjithashtu fryrje dhe fllucka në lëkurë. Në këtë rast shkoni urgjent tek mjeku.

Nëse fëmija gëlltit një lule me substanca toksike, këto të fundit mund të helmojnë disa ose të gjitha organet. Prandaj duhet të identifikoni cilat janë helmuese dhe nuk duhet t’i fusni në shtëpi që në momentin që mendoni t’i bleni.

E dinit se…

Detergjentët e pastrimit bëjnë pjesë tek rreziqet më të mëdha që cënojnë shëndetin e mirë të fëmijës. dhe mbi të gjitha duhet të kushtohet vëmendje edhe më e madhe për t’i mbajtur larg fëmijës detergjentët që lexojnë “anti-calcare”.