Fëmijët duhet të përdorin syze duke qënë se sytë e tyre janë tepër delikatë në moshë të vogël. Mbrojtja e syve duhet të bëhet si në verë edhe në dimër.

A janë sytë e fëmijës njësoj si ato së të rriturve?

Jo! sytë e fëmijës janë tepër të ndjeshëm ndaj dritës dhe duhet bërë kujdes jo vetëm ndërsa jeni në plazh. Ju duhet të tregoni kujdes edhe nëse dita është me re. organizmi i tyre është ende në zhvillim dhe rrezet penetrojnë më me lehtësi tek sytë e fëmijës në krahasim me të rriturit.

Si pasojë edhe pse mund të jetë dicka jo e dukshme menjëherë, sytë e fëmijës fillojnë të shfaqin probleme kryesisht në moshën e adoleshencës. Në rastet më ekstreme sytë e fëmijës mund të pësojnë edhe dëmtime serioze të parikuperueshme prandaj mjekët këshillojnë të përdoren lente të cërtifikuara, në këtë rast syzet e diellit për fëmijë.

Cilat janë rrezikqet?

Fëmijët duhet të vendosin  syze për të mbrojtur sytë nga rreziku i ekspozimit në diell. Dëmi më i shpeshtë që ju shkaktohet syve është katarakti dhe njihet si një dëmtin që shkaktohet para moshës 30 vjecare tek sytë. Nga ana tjetër probleme mund të shfaqen edhe skuqje, konjuktivit apo djegie tek sytë.

A mund të përdorin fëmijët tek sytë cdo lloj syzesh?

Jo! sepse jo të gjitha llojet e syzeve janë të përshtatshme për ta. Vlen të përmendet se jo të gjitha llojet e syzeve mbrojnë realisht sytë e fëmijës nga rrezet e dëmdshme.

Syzet e fëmijës duhet të jenë me mbrojtje kundër rrezeve UVA dhe UVB. Gjithashtu duhet të jenë edhe fleksible.