Bota e Gruas është ideuar dhe themeluar më qëllim që të krijojë një botë virtuale për gruan shqiptare në të cilën ajo të mund të shprehë diçka nga vetja në çdo kohë! Të ketë në dispozicion një hapësirë në të cilën të mund të gjëjë apo të japë atë që i nevojitet për t’u ndier më mirë më veten!
Një botë vetëm për gruan shqiptare në të cilën ajo jo vetëm të mund të shprehë veten, por edhe të mund të gjejë informacionin apo të marrë mbështetjen që i nevojitet në çdo kohë.
Bota e gruas! Bota jote, pra bota e çdo femre qoftë ajo vajzë, nënë apo gjyshe…
Edhe unë jam një prej jush, jam një nënë e dy djemve Etien 3 vjec dhe Parid 5 vjeç, që kam përjetuar vështirësi gjatë shtatzanisë, jam një nënë së cilës gjidhënia nuk i duket gjëja më e lëhtë në botë, një nënë e cila mendon se një individ i edukuar nuk “del në jetë” ashtu rastësisht, por që fiton cilësi pas punës së madhe të familjes.
Jam edhe unë një nënë e cila mendon se ushqyerja e shëndetshme e fëmijës është tepër e rëndësishme, jam një grua e cila i kushton rëndësi modës, dekorit, gatimit, pastrimit të shtëpisë, thashethemeve në botën e VIP-ave, asaj çfarë ndodh në vendin tonë dhe kudo në botë!
Dhe prandaj jam këtu! Jam sot këtu me “Bota e Gruas” për të ndarë më ju diçka nga eksperienca ime si nënë, për të sjellë pranë jush informacione në lidhje me një larmi tematikash, për t’ju njohur me studime të ekspertëve të huaj apo shqiptarë në lidhje me shtatzaninë, problemet e fëmijëvë, sëmundjet, ushqimin etj etj.

Ku mund te me gjeni? Ku mund te shprehni shqetesimet dhe te ndani eksperiencat? Ku mund te merrni informacione dhe te kaloni kohen?

Ne Instagram kliko ketu
Si edhe ne Facebook kliko ketu
Ajo çka dua të theksoj është se bashkëbisedimet dhe ndihmën mund ta kërkoni edhe nëpërmjët nje komenti që mund të bëni poshtë një artikulli të publikuar nga unë në botaegruas.com.

Sigurisht që ka një rregullore për t’u ndjekur!

– Nuk lejohet të përdoren fjalë fyese, banale në asnjë moment;
– Nuk lejohet postimi më qëllim reklamimi i faqeve të tjera nga komentuesit (nëse keni nevojë për reklamim duhet të na kontaktoni në inbox);
– Nuk lejohet të ftoni ndjekësit t’ju shkruajnë në inbox, nëse keni një informacion për t’ja përcjellë dhe dëshironi të ruani anonimatin mund të na i dërgoni ne nëpërmjet mesazhit;
– Nuk lejohet te devijohet nga tema e asaj që është duke u diskutuar. Pra nëse një zonjë kërkon një informacion të caktuar ju nuk duhet të gjykoni. Përmbajuni gjithmonë asaj që kërkohet.

Të drejtat tuaja janë:

-Të dërgoni në çdo kohë mesazh për një çështje që ju shqetëson dhe më pas jua publikojmë në faqe;
– Të shprehni pakënaqësitë tuaja në lidhjë me atë që mendoni se është e gabuar, por gjithmonë pa e dëvijuar bisëden në konflikt dhe pa fyer askënd;
– Të sugjeroni artikuj që mëndoni se do të jenë të vlefshëm për t’u përshtatur në gjuhën shqipe;
-Mund edhe të kërkoni edhe t’ju përgatisim informacione në lidhje me një problem specifik që keni.

Detyrimet e “Bota e Gruas”

– Të sigurojë në çdo kohë postim të informacioneve të sakta nga ekspertët e fushës përkatëse;
– Të ndajë me zonjat e faqes sa më shpejt të jetë e mundur kërkesën tuaj;
-Të sigurojë një informacion të saktë në lidhje me problemin që mund të keni;
-Të ruajë anonimatin në çdo postim nësë ju dëshironi të jetë kështu;
– Të ndihmojë) të gjitha nënat e reja që kanë probleme me gjidhënien apo gjumin e fëmijës në kohë reale (duke u bazuar tek eksperienca dhe njohuritë e fituara);
– Të kontrollojë të gjitha bisedat mes ndjekëseve në mënyrë që asnjëra prej tyre të mos fyhet nga dikush.
Shpresoj të arrijmë të krijojmë atë hapësirë virtualë në të cilën secila prej jush të ndihet mirë, të gjejë mbështetje, të marrë informacion, të argëtohet! Do të përpiqem gjithmonë të bëj më të mirën për ju!
Ju uroj një ditë të bukur në familjën tuaj dhe i kujtoni gjithmonë vetes se keni shumë forcë përbrënda, mjafton ta pranoni këtë dhe më pas do ta ndieni, do të shikoni si do t’ju ndryshojë jëtën!
Me shume dashuri ADM i Bota e Gruas
Artemisa