Problemet ne peshe

Peshe

Ekspertët theksojnë se duhet të ndiqen disa rregulla për t’ë mbajtur nën kontroll peshën e fëmijës gjatë stinës së verës. Përse kështu? Sepse kjo është stina që njihet për pushimet dhe ndjekjen e një stili jetese jo fort të rregullt edhe përsa i përket ushqimit. Të mos harrojmë se problemet e peshës janë tepër të shpeshta edhe tek vogëlushët prandaj nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë. Mbi të gjitha parandalimi i problemeve me peshën është mjaft i rëndësishëm.

Prandaj kujdes me shtimin në peshë në stinën e verës!

Parandaloni obezitetin duke:

  • E inkurajuar fëmijën të pijë mjaftueshëm ujë. Nëse fëmijë peshon deri në 10 kg duhet të pijë 1 lt ujë. Nëse fëmija ka peshë 10-20 kg duhet të pijë1.5 lt. për peshë mbi 30 kg duhet të pijë 2lt ujë.
  • Për të mbajtur nën kontroll problemet në peshë nuk duhet të neglizhoni mëngjesin. Ai duhet të përbëhet nga produkte të përgatitura në shtëpi nëse bëhet fjalë për ato të brumit. Gjithashtu fëmija duhet të hajë kos, qumësht, marmelatë pa sheqer, miks frutash.
  • Respektoni orarin e drekës dhe darkës. Mbani larg fëmijëve ushqimet që frenojnë oreksin. Kujdes me sasinë e proteinave dhe karbohidrateve që fëmija merr për një peshë më të mirë.
  • Fëmija duhet të marrë gjatë javës pak a shumë mish, peshk dhe bishtajore 3-4 herë në javë. Djathë dhe vezë duhet të konsumojnë rreth 2-3 herë në javë.
  • Fëmija duhet të konsumojë akullore artizanale por vendi nga ku do të merren duhet të ketë higjenë shumë të mirë. jo vetëm për të eleminuar problemet me peshën por edhe për të mbajtur larg rrezikun ndaj infeksioneve.
  • Aktiviteti fizik është tepër i rëndësishëm për një peshë të mirë të fëmijës. prandaj edhe nëse jeni në plazh përpiquni që fëmijët të luajnë sa më shumë. I thoni “jo” ekraneve të telefonave dhe televizorit pasi nuk sjellin asnjë përfitim.

Dekalogu i ushqimeve që fëmija mund të konsumojë për peshë më të mirë edhe në verë:

  • Ujë. Të konsumojë gjithmonë sasinë e duhur. Mund të shtohet 1 ½ limon në 1.5 lt ujë në mënyrë që fëmija të rikuperojë kripërat e humbura nga djersitja.
  • Pijet me sheqer. I evitoni nëse nuk doni që fëmija të ketë probleme jo vetëm me peshën. E dini se këto pije gjatë verës shkaktojnë edhe dehidratim?
  • Evitoni ato të supermarketeve. Janë tepër ta pasur me sheqer dhe për pasojë me kalori. Përgatiteni vetë.
  • Lëngjet e frutave. Nuk zëvendësojne asnjëherë frutat. Përmbajnë pjesën më të madhe të sheqerit dhe për një peshë më të mirë inkurajoni fëmijën të hajë tulin e frutit. Këto të fundit këshillohen edhe në fund të vaktit.
  • Është një ushqim shumë i mirë për të mbajtur nën kontroll peshën e fëmijës në mënyrë të shëndetshme.
  • Perimet apo mishi duhet të konsumohen duke u kombinuar në mënyrë që fëmija të marrë vitaminat dhe problemet në peshë të mbahen larg.

Keni pasur probleme ne peshe me femijet? Cfare konsumojne ata me shpesh? Cilat jane ushqimet qe refuzojne te hane? Hapesira poshte reklamave eshte ne dispozicionin tuaj. Shprehni shqetesimet apo mendimet tuaja ne cdo moment.