Rrahjet e zemres

Rrahjet e zemrës së fëmijës emocionojnë cdo nënë nga momenti që i dëgjon për herë të parë. Zemra vete si organ fillon të formohet rreth javës së 5 të shtatzanisë dhe gjatë kësaj kohe fillojnë të ndihen edhe pulsimet e para.

Megjithatë që rrahjet e zemrës të dëgjohen në ekografi duhet të prisni minimum javën e 7 të shtatzanisë. Në këtë periudhë fillon të zhvillohet edhe sistemi i qarkullimit të gjakut dhe për pasojë rrahjet do të mund të dëgjohen.

Në vija të përgjithshme këto, por cilat janë atëherë 5 gjërat që nënat nuk dinë në lidhje me rrahjet e zemrës së fëmijës?

  • Rrahjet e zemrës së fetusit do të jenë rreth 120-160 për minutë.

    Ato janë gjithmonë më të shpeshta gjatë ditës dhe kanë tendencën të qëndrojnë konstante gjatë kohës që nëna pushon. Në momentin e lindjes rrahjet e zemrës së fëmijës do të jenë 110. Në disa raste mund të ndodhë që të jenë më të ulëta dhe mund të kemi të bëjmë me vuajtje fetale.

  • Rrahjet e zemrës dhe gjinia e fëmijës? A mund të zbulohet nëse është djalë apo vajzë pikërisht nga rrahjet?                                                                                                                                               Normalisht është ekografia ajo që tregon seksin e fëmijës por mendohet se edhe rrahjet e zemrës tregojnë dicka. Konkretisht nëse janë mbi 140 në minutë është duke ardhur në jetë një vajzë. Dhe nëse rrahjet e zemrës janë nën 140 për minutë është duke ardhur në jetë një djalë.
  • Si ndryshojnë rrahjet e zemrës së fëmijës gjatë procesit të lindjes? Në momentin që fillon procesi i lindjes kontraksionet do të bëjnë që gjaku në placentë të reduktohet. Prandaj edhe rrahjet e zemrës së fëmijës do të ulen. Megjithatë në momentin që kontraksioni përfundon rrahjet duhet të kthehen në normalitet.
  • Ka ndonjë ushqim që ndikon në rritjen e rrahjeve të zemrës së fëmijës? Sipas disa të dhënave jo të provuara shkencërisht fëmija reagon ndryshe ndaj disa ushqimeve që nëna konsumon. Për shembull cokollata, piperi, pijet alkolile apo ushqimet e hidhura shkaktojnë rritje të rrahjeve të zemrës. Ndëraq edhe kafeina do të ketë ndikimin e vet duke qënë se kalon përmes placentës.

Rrahjet e zemres