Nese futemi ne Instagram do te shohim shume bebusha te bukur te huaj dhe shqiptare te cilet spikatin per llogatire e tyre me shume ndjekesa. Nje prej tyre eshte edhe Roalmi i cili edhe pse eshte vetem 5 vjec ka plot 185 mije ndjekesa ne Instagram.

Ai eshte nje femije qe duket se krahas bukurise engjellore te moshes ka edhe sharmin e fushen e modelingut. Personalisht kemi kontaktuar me nenen e Roalmit e cila me shume dashamiresi i eshte pergjigjur pyetjeve te “Bota e Gruas”.

Intervista vijon si me poshte:

Roalmi tashme eshte 5 vjec apo jo? Si ka qene si femije ne pergjithesi?

Po plot 5 vite, 5 vite te mbushura me dashuri. Roalmi si bebe ka qene nje femije shume i qete dhe i dashur me te gjithe. Mund ta veçoj si femije shum inteligjent dhe te sjellshem. Duke ecur vitet ka filluar te ndihet me i rritur dhe ka besim ne vetvete, gje qe besoj duhet ta kene te gjithe femijet bashkemoshatare te tij.

Si lindi dhe e kujt ishte ideja e hapjes se faqes se instagramit per ta bere Roalmin pjese te botes se modes?

Roalmi qe kur ka filluar te kuptoje ka dashur gjithmone te bej foto pasi i pelqenin shume. Duke shikuar pasionin dhe pershtatshmerine e Roalmit me aparatin, dhe deshiren time per ta veshur gjithnje e me bukur nje shoqe e imja u be shtyse qe ti hapja Roalmit instagram, duke me thene se ja vlen nje faqe instagrami se do arrij shum lart, keshtu qe vendosa t’ja hap si faqe me qellim qe te shtyj dhe mamate e tjera qe kane deshire qe femijet e tyre te jene pjese e modes dhe te fashionit te ndjekin pasionin e tyre nepermjet rrjeteve sociale .

Sa eshte pershtatur Roalmi me modelingun?

Siç e permenda dhe me lart Roalmi e ka shum qejf modelingun, ai qe 3 vjeç ka marre pjese ne sfilata te ndryshme dhe eshte ndjere mjaft mire. Dhe fotot per Roalmin jane kenaqesi dhe pasion pra lidhja e tij me aparatin eshte e persosur.

Ju kemi pare shpesh te taggoni brande europiane kepucesh dhe veshjesh, ka Roalmi nje kontrate me njeren prej tyre apo thjesht taggohen firmat te cilat ka veshur? Pra ka Roalmi nje kontrate te mirefillte me nje brand?

Zakonisht tagoj firmat qe dergojn produkte,por jo me te gjitha kemi kontrata. Kontrata e fundit qe kemi bere eshte ajo e @coolkidsbklynboutique ku ndihem shume me fat qe Roalmi do jete imazh i kesaj firme.

Planet per te ardhmet?

Plane kemi shume besoj gjithe mamate kane plane per femijet e tyre, por une me mire them t’ja le kohes, dhe te le Roalmin te zgjedhe me te miren per veten. Prinderit do i kete mbeshtetje gjithmone, nese Roalmi do vazhdoje ne boten e modelingut synimet jane te medha, nje nder synimet eshte te jete pjese e tapetit te kuq ne mbare boten.

Kush ja zgjedh veshjet gjate blerjes dhe kombinimet e perditshme Roalmit?

Ne jetojme ne Shqiperi, per shkak se ketu trendet e fundit vijne me me vonese dhe shume firma nuk jane ketu, une gjithmone ja blej rrobat jashte shtetit, kam te afermit e mi ne Angli dhe Itali qe mi dergojne ne foto dhe une bej zgjedhjet per ti blere. Per kombinimet e perditshme kujdesem une, por gjithmone dhe me ndihmen e Roalmit.

Sa e veshtire eshte ta besh Roalmin te pelqeje nje veshje dhe a eshte gjithmone ai qe zgjedh?

Ehhh ka raste qe eshte shum e veshtire por dhe e pamundur, mund te them qe shum here nuk i vesh rrobat qe ja kam kombinuar, dhe asnjehere nuk e vesh te njejtin kombinim qe mund ti kem bere dhe nje here tjeter ,don gjithmone te kete veshje te ndryshme. Dhe pse i vogel me moshe Roalmi gjithmone zgjedh aksesoret qe mund ti shkojne me veshjet e tij dhe ta kombinoj veshjen deri ne detajin me te vogel.

Une ne fakt jam shum e kenaqur qe Roalmi i ka deshire kombinimet dhe moden dhe shpesh here e le te zgjedh vete per veshjet e tij pasi ne kete menyre shoh qe i pelqen ta mbaje veten dhe te jete aktiv ne fushen e modes.

 

Ju falenderojme qe na mundesuat te ndanim talentin e Roalmit dhe me mamate e faqes tuaj. Ishte kenaqesi per ne te jemi pjese e intervistes tuaj.
Faleminderit dhe stafi i “Bota e Gruas” i uron shume suksese Roalmit te vogel!

 

Facebook Comments