Riprodhimi Mjekësor i Asistuar ju vjen në ndihmë të gjitha çifteve që kanë probleme me arritjen e një shtatzënie në rrugë natyrale. Fekondimi in vitro në Shqipëri është realizuar fillimisht në vitin 2003 në Klinikën Gliozheni. Më poshtë përshkruhen me detaje të gjitha etapat që ndiqen nga ana mjekësore dhe laboratorike për të arritur qëllimin final atë të ngjizjes së një jete të re.

 

Teknologjia e Riprodhimit të Asistuar

Në një cikël normal ovulimi, maturohet një vezë në muaj qëllimi i fertilizimit in vitro (IVF) është që të kemi sa më shumë vezë për të rritur shanset e suksesit të trajtimit. Për të realizuar këtë është i nevojshëm stimulimi i ovareve. Është për tu theksuar se vezët e stimuluara do të ishin rritur dhe do të kishin vdekur atë muaj gjithësesi pra stimulimi i vezëve nuk redukton rezervën ovariane për të ardhmen.

PJESA I: STIMULIMI I OVAREVE

Në fazën e stimulimit do të përdoren medikamente të injektueshme për rreth 8-14 ditë për të stimuluar vezoret të prodhojnë vezë të maturuara. Hormoni folikul stimulues (FSH) dhe hormoni lutenizues (LH), të dy prodhohen në trup në mënyrë natyrale me ndihmën e mjekimeve. Gjatë kësaj periudhe mjeku do të ekzaminojë progresin e ciklit tuaj për të përshtatur edhe dozimin e injektimit gjatë monitorimeve të mëngjesit që mund të jenë deri në 7-8 herë. Për të plotësuar nivelin e maturimit ju do të merrni një dozim final me gonadotropinën humane korionike ose me Lupron në varësi të protokollit tuaj individual. Kjo dozë do të shërbejë për të finalizuar proçesin e maturimit dhe për të vënë në lëvizje ovulimin. Koha është e rëndësishme në këtë moment pasi tërheqja e vezëve do të programohet në varësi të kohës kur pritet të ndodhë ovulimi.

PJESA II: MARRJA E VEZËVE

Mjekët do të realizojnë këtë proçedurë në ambientet e klinikës sonë. Në mëngjesin e marrjes së vezëve do të takoheni me mjekun për të rishikuar protokollin tuaj. Gjithashtu do të takoheni me anestezistin i cili do të rishikojë historinë tuaj mjekësore dhe do të administrojë për rrjedhojë në mënyrë korrekte fluidin intravenoz që do të përdoret për të induktuar te ju anestezinë e thellë gjatë procedurës.

Marrja e spermës:Tekniku i laboratorit të andrologjisë do të pranojë kampionin e spermës së freskët ose në rastet kur jeni duke përdorur spermë të ngrirë paraprakisht ose të dhuruar do të verifikohen me ju të gjitha detajet. Më pas do të realizohet përgatitja e spermës në mënyrë që sperma të jetë sa më e shëndetshme kur të përdoret për fertilizimin e vezëve.

Marrja e vezëve:Si proçedurë zgjat rreth 20-30 minuta. Gjatë së cilës mjekët me anë të një gjilpëre tërheqin lëngun folikular i cili përmban edhe vezët, ndërkohë me anë të ultratingujve monitorohet drejtimi i gjilpërës.

Ju do e merrni veten pas 30 minutash duke qënë në gjendje të ecni vetë, por është e rëndësishme që tju shoqërojë dikush për të shkuar në shtëpi pasi gjithsesi keni qënë nën efektin e anestezisë dhe nuk mund të ngisni vetë makinën.

Foto nga stacioni i ICSI-t në laboratorin e Fekondimit in vitro.

PJESA III: FERTILIZIMI

Embriologët do të përzgjedhin dhe përgatisin vezët dhe spermën. Janë dy rrugët që mund të zgjidhen për fertilizim : inseminimi konvecional ose injektimi citoplazmatik i spermës. Mjekët do të diskutojnë me ju se cilën teknikë do të përdorin në varësi të cilësisë së spermës.

Inseminimi konvecional:Në këtë rast embriologu izolon mostrën më të shëndetshme të spermës dhe më pas e inkubon me vezët në një pjatë Petri duke i dhënë mundësi kështu vezës dhe spermatozoidit të gjejnë njëri tjetrin dhe të fertilizohen.

 

Injektimi citoplazmatik i sperms (ICSI):Është një proçes në të cilin embriologu injekton vetëm një spermatozoid në citoplazmën e çdo veze. Dhe mbahet nën vëzhgim fertilizimi në ditët në vazhdim.

PJESA IV: ZHVILLLIMI I EMBRIONITT

Zhvillimi i embrionit fillon pas fertilizimit. Embriologu ekzaminon çdo embrion duke i ndjekur ata deri në ditë të 5-të ose të 6-të. Qëllimi është të vërehet zhvillimi progresiv, në ditën 2 pritet që embrioni të ketë dy deri në katër qeliza, në ditën 3 embrioni të ketë gjashtë deri në tetë qeliza. Dhe pas stadit tetë qelizor ndodh një ndarje e shpejtë e qelizave dhe embrioni hyn në atë që quhet stadi i blastocistit në ditën e 5-të ose të 6-të. Qëllimi i embriologëve dhe i mjekëve është të transferohen embrionet me cilësinë më të lartë për tju dhënë shansin më të lartë për të arritur suksesin.

 

 

PJESA V: TRANSFERIMI I EMBRIONIT

Transferimi i embrionit është një proçedurë mjaft e thjeshtë që kërkon vetëm disa minuta që të realizohet. Infermierja do tju japë informacionet e nevojshme sesi të përgatiteni psh: fshikëza e urinës duhet të jetë e mbushur për të patur një pamje sa më të mirë të kontureve të uterusit dhe për rrjedhojë për një vendosje sa më të mire të embrioneve. Paraprakisht do të keni vendosur së bashku me mjekët numrin e embrioneve që do të transferoni. Para se embriologu të realizojë transferimin do të konfirmohet sërish emri juaj dhe numri i embrioneve që do të transferoni. Embrionet do të ngarkohen në laboratorin e embriologjisë që është ngjitur me sallën e transferimit dhe do të ngarkohen në uterus me anë të një karteteri specifik ndërkohë që proçedura monitorohet meanë të ultratingujve. Pasi janë transferuar embrionet, embriologu bën një verifikim të fundit në mikroskop për tu siguruar që embrionet janë liruar nga karteteri. Infermierja do ju japë informacione për dy javët e ardhëshme derisa të kryhet analiza e shtatzënisë

PJESA VI : TESTI I SHTATZËNISË BETA

Dy javë pas transferimit të embrionit, ju do të zhvilloni testin e shtatzanisë. Ky test realizohet duke marrë një mostër gjaku periferik dhe duke matur nivelin e hormonit beta hCG i cili lirohet prej embrionit në zhvillim.

Keni probleme me infertilietin? Deshironi te merrni sherbime te ndryshme mjekesore gjate shtatzanise? Kujdes maksimal nga nje staf i kualifikuar? Kontaktoni me “Klinika Gliozheni” duke klikuar KETU