Pas lindjes do të vijë një moment kur do t’ju duhet të riktheheni në punë. Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë jo vetëm për fëmijën por edhe për ju si nënë. Të mos harrojmë se në raste jo pak të rralla është pikërisht kjo e fundit që nis të ndiejë ankth dhe frikë për momentin kur do të rinisë punën.

Rikthimi në punë pas lindjes, cfarë shpreh psikologia Cecilia Corradini?

Pas lindjes sipas psikologes nënat duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta. Më tepër se rregulla mund t’i quajmë këshilla profesionale që do t’jua bëjnë jetën më të thjeshtë.

  • Pas lindjes gjatë muajve të parë mos qëndroni vetëm në shtëpi

Mjaftojnë shëtitje në natyrë dhe biseda me nënat e tjera. Kjo do të bëjë që pas lindjes ju të krijoni siguri në lidhje me mënyrën si duhet të menaxhohen situata të caktuara. Për shembull problemet me gjidhënien, gjumin etj. Normalisht në momentin që do të keni mësuar si t’i përgjigjeni kërkesave të fëmijës do ta keni edhe më të thjeshtë ta lini në duart e dikujt tjetër. kjo duke i shpjeguar si të veprojë.

  • Besim=siguri

Pas lindjes të krijosh siguri brenda vetes është dicka që do të ndihmojë në mjaft momente vështirësie. Nëse ju nuk ndieni ankth dhe dyshime edhe personi që do të kujdeset për fëmijën tuaj pas lindjes do të dijë më mirë si të veprojë pasi ka marrë udhëzimet e duhura.

  • Psikologia këshillon që pas lindjes të rifilloni punën në mënyrë graduale

Që do të thotë se fillimisht duhet të punoni me kohë të pjesshme. Ndoshta 5-6 orë në ditë për të kaluar më pas në një orar të plotë. Kështu shkëputja do të jetë më e lehtë për të dy.

  • Kini besim në aftësitë e fëmijës për t’u përshtatur

Edhe pse është normale që pas lindjes të shkoni në punë, është normale edhe të ndieni ankth apo frikë. Por mos harroni në asnjë cast se fëmija është në gjendje të përshtatet me ndryshimet. Ju duhet të zgjidhni dikë të besuar për t’u kujdesur për fëmijën duke e futur gradualisht në jetën e tij ndërsa jeni prezente. Pra duhet të pranoni qetësisht dhe të keni besim se për një kohë të shkurtër fëmija do të mësohet edhe me kujdesin e dikujt tjetër.

  • Dhe mos harroni asnjëherë se super mami nuk ekziston!

Pas lindjes asnjë nga ne nuk është një super mami. Një super mami që vetëm qesh, që nuk lodhet dhe nuk bërtet. Që nuk ndien ankth dhe është vetëm në humor të mirë. është shumë normale të ktheheni nga puna dhe të ndieni pa fuqi, me humor të keq dhe me dëshirën për të mos bërë asgjë. Është normale të kërkoni thjesht të bëni një dush dhe të shtriheni për t’u qetësuar. Shpesh herë nuk do të keni mundësi por nuk ka asgjë të gabuar të ndieni kështu!