Tapa mukoide nuk përkon gjithmonë me fillimin e procesit të lindjes. Zakonisht humbja e saj ndodh edhe gjatë javëve të fundit të shtatzanisë. vetëm në disa raste rënia e tapës mukoide shoqërohet me fillimin e lindjes dhe shfaqjen e kontraksioneve të para.

Rënia e tapës mukoide dhe momenti i lindjes

Në momentin që fëmija po fillon të bëhet gati për të dalë, pra lindja është afër trupi do të përgjigjet duke filluar të prodhojë homonet që stimulojnë cerviksin të hapert. Përgjegjëse në këtë rast është prostaglandina. Pas kësaj qafa e mitrës fillon të zbutet dhe shkurtohet duke bërë që tapa mukoide të bjerë.

në momentin që tapa mukoide bie gruaja do të vërejë serecione të cilat janë me rema gjaku. Pra jo të pastra.

Edhe pse tapa mukoide bie lindja mund të mos fillojë për orë e madje për ditë të tëra, por në disa raste gruaja mund të hyjë menjëherë në proces lindje. Në momentin që tapa mukiode bie dhe lindja fillon sekrecionet shoqërohen me kontraksione, dhimbje barku, krampe dhe dhimbje shpine.

 

Kur duhet të kontaktojmë mjekun?

Nëse tapa mukoide bie para javës së 37 edhe pse skeni shenja lindje duhet të flisni me mjekun. Jo domosdoshmërisht do t’ju bëjnë stimuli të lindjes por do të merrni këshillat e duhura në lidhje me mënyrën si duhet të veproni në vazhdim. Ndërsa nëse jeni në termin e lindjes dhe tapa mukiode bie prisni t’ju fillojnë kontraksionet e rregullta dhe të shpeshta pastaj telefononi mjekun.

Nëse keni gjakderdhje me ngjyrë të pastër në cdo moment të shtatzanisë duhet të kontaktoni mjekun menjëherë.