Melomakaronat jane nje recete tipike greke festive, receten e se cilave e percjellim me poshte:
  • 1gotë uji vaj ulliri
  • 1 gotë vaj luledielli
  • 3/4 e nje gotë leng portokalli
  • 1 gote te vogël ( teke ) konjak
  • 3/4gotë sheqer
  • lekuren e dy portokalleve
  • 1 lugë te vogel sode buke
  • 2 lugë te vogla baking powder ( fryres)
  • 1 lugë te vogël karafil pluhur
  • 2 lugë te vogla kanellë
  • afersisht rreth 900 gr miell

Per sherbetin:

  • 2 gota ujë
  • 2 gota sheqer
  • 2 gota mjalte
  • 1 portokalle te ndare ne mes
  • 1 shkop kanellë

 

 

Pergatitja e melomakaronave

Përziejmë vajrat me sheqerin dhe i rrahim mirë deri sa sheqeri te tretet komplet , shtojmë aromat , konjakun dhe lëngun e portokallit ku kemi tretur sodën. Vazhdojme me duar duke hedhur miellin ( ku kemi hedhur dhe fryrësin) deri sa te bëhet nje brumë i bute që punohet lehtë me duar. Marim pjesë sa nje kokërr arre dhe ju japim formën e melomakaronave. I presim pak me thikë nga siper dhe ne tepsi ne tmp 160 gr sa te marin ngjyre.

Sherbetin e ziejmë për disa min sa të trashet pak, kur biskotat te jenë ftohur i hedhim në sherbetin e nxehtë duke i lene nga 20 sekonda nga te dyja anët. I vendosim ne pjatë duke ju hedhur arra te thërrmuara dhe mjaltë