Qumeshti i nenes

Qumështi i nënës është ushqimi më i mirë për beben? Jo vetëm! Tashmë studimet flasin edhe në lidhje me efektet që ka në trajtimin e kordonit ombelikal pas lindjes së fëmijës. E madje mjekët që kanë ndjekur studimin në fjalë shprehen se kura me qumështin e nënës do të ishte metoda më e mirë.

Përse trajtimi i kordonit ombelikal me qumështin e nënës do të ishte zgjidhje e mirë?

Kjo metodë konsiston në hedhjen e 4-6 pika kulloshtër ose qumësht sipër pjesës së kordonit ombelikal. Më pas duhet lënë të thahet. Kjo gjë duhet të përsëritet rreth 3 herë në ditë.

Përse metoda e qumështit të nënës ka efekt?

  • Sipas mjekëve kordoni ombelikal i trajtuar me qumësht gjiri do të bjerë rreth ditës së 4 të lindjes. Kordoni i trajtuar sipas metodës tradicionale rreth ditës së 7 të jetës.
  • Tek bebet kordoni i të cilëve është trajtuar me qumësht gjiri prania e gjakut mund të jetë maksimumi një ditë e gjysëm. Tek fëmijët e tjerë rreth 3 ditë e gjysëm. Më pas do të fillojë të përthahet.
  • Nëse kordoni ombelikal do të trajtohet me qumështin e nënës do të ketë sekrecione për rreth dy ditë. Tek fëmijët kordoni i të cilëve ëshë trajtuar tradiocionalisht sekrecionet do të zgjasin rreth 3 ditë.

Ky është një studim që në të vërtetë është kryer nga OBSH në vitin 2004 por që shkencëtarët tashmë e kanë aprovuar pas kërkimeve të reja. Si ju duket si metodë? Do ta provonit? Ndërkaq më poshtë lini komentin tuaj në lidhje me trajtimin e kordonit ombelikal.

Pyetja është: Nëse një nënë e re nuk di si ta trajtojë, cfarë do t’i këshillonit?