qumesht

Duhet të dini para së gjithash se arritja e pikut të prodhimit të gjirit ka ndikim hormonal por edhe psikologjik. Normalisht nëse kjo ndodh neonati ka përfitime të mëdha duke qënë se do të ushqehet ekskluzivisht me qumështin e nënës.

Prolaktina, përgjegjëse për prodhimin e qumështit të nënës

Prolaktina është homroni përgjegjës në lidhje me stimulimin e gjendrave të qumështit. Dhe për pasojë edhe përgjegjëse për prodhimin e qumështit të gjirit. Ky hormon fillon të prodhohet duke filluar qysh nga trimestri i parë i shtatzanisë. Por normalisht ajo nuk fillon të stimulojë menjëherë qumështin duke qënë se pikërisht pas lindjes duhet ta aktivizojë progresteroni dhe estrogjeni. Hormone që prodhohen nga placenta.

Në momentin që placenta del jashtë trupit të nënës prolaktina fillon të prodhojë qumësht dhe ta mbajë në nivele të lartë disa muaj pas lindjes. Në lidhje me këtë ndikon edhe frekuenca me të cilën fëmija thith gjirin.

Dhe kur ndodh piku i prodhimit të qumështit të gjirit?

Nivelet e prolaktinës shumëfishohen nga 10 deri 20 pas cdo vakti që fëmija pi. Niveli maksimal i prolaktinës arrihet gjatë natës, 20-40 minuta pasi gjiri është stimuluar. Kjo rritje e sasisë mund të zgjasë 3-4 orë.

Me pak fjalë orët në të cilat arrihet piku i prodhimit të gjirit janë 2-6 i mëngjesit. Prandaj është shumë e këshillueshme që bebi të ushqehet gjatë natës.

Përse duhet ta ushqejme gjatë natës?

Këshillohet që bebi të pijë qumësht gjiri natën duke qënë se ky është momenti kur gjiri stimulohet më së miri. Ndërkaq edhe bebi do të marrë më shumë peshë.

Të mos harrojmë se bebat që ushqehen me gji gjatë natës do të jenë edhe më të qetë duke qënë se prolaktina ka një efekt qetësues mbi nënën dhe fëmijën.

Ndërkaq është shumë e rëndësishme që nëna të mbrojë edhe shëndetin e gjirit. Të mos harrojmë se nga akumulimi i qumështit mund të krijohet ndonjë mastit.  qumesht   

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

14 + thirteen =