Jemi në mes të stinës së verës dhe shumë prej nesh ndoshta kanë filluar të rezervojnë pushimet. Por si duhet të veprohet ndërsa me pushime po shkon për herë të parë një bebe?

Cfarë duhet të keni me vete për pushime sa më të qeta dhe të sigurta?

Për të kaluar pushime të qeta me beben duhet të vendosni në valizhen e udhëtimit gjërat e mëposhtme:

  • Disa veshje të holla pambuku. Gjithnjë llogarisni disa veshje më tepër se rast se do t’ju duhet ta ndërroni më tepër se 2 herë në ditë.
  • Bebelinat e zakonshme si edhe ato të rezistente ndaj ujit.
  • Kremin e diellit me faktor të lartë, si për shembull kremin Chicco. I përshtatshëm që nga lindja, mbron kundër rrezeve UVA, UVB dhe IR (infra të kuqe). Njëkohësisht rezistent ndaj ujit dhe testuar në lëkura të ndjeshme.
  • Peshqir plazhi personal. Është shumë e rëndësishme që fëmija të përdorë në cdo moment vetëm peshqirët e tij.
  • Lodra plazhi dhe nëse është e mundur edhe një minipishinë.
  • Mbrojtës mushkonjash. Edhe në këtë rast mund të zgjidhni Chicco. Ofron mbrojtës në formë sprai, kremi apo roll on. Mos harroni edhe locionin pas pickimit Chicco që qetëson në moment lëkurën e fëmijës.
  • Shurupin e temperaturës, ilacin kundër dhimbjeve të veshit, pikat trajtuese të konjuktivitit të syve, termometrin.
  • Mos harroni kapelen.
  • Gjithashtu edhe pudren e bebes. E dini një truk? Lyeni duart me pudër dhe do të mund të hiqni rërën nga trupi i fëmijës në 3 sekonda.
  • Mos harroni ushqimet e fëmijës në rast se ushqehet me produkte të ngurta. Një alternativë shumë e mirë e ruajtjes së ushqimit do të ishte termusi Chicco.

    Termusi Chicco shoqerohet nga luga praktike si edhe tasi i ushqimit Studiuar per te mbajtur ne menyre te sigurt ushqimet e femijes ndersa jeni jashte shtepise