prova e peshes

Prova e peshës zakonisht kryhet për të kuptuar nëse fëmija ushqehet mjaftueshëm. Por për mjekët është një praktikë e kotë e cila në më të shumtën e rasteve shkakton stres.

Pra prova e peshës nuk ka efekte pozitive, përkundrazi!

Peshorja sigurisht mund të jetë një treguese e peshës së fëmijës e cila përdoret lehtësisht në shtëpi. Por më tepër se kaq, duke qënë se pesha e fëmijës nuk është absolute atëherëedhe prova e peshës nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Në të vërtetë peshorja konsiderohet si një instrument e cila tregon ecurinë e rritjes së fëmijës. Dhe jo si një instrument që monitoron vazhdimisht peshën.

Sinjalet janë më të rëndësishme se prova e peshës!

Në të vërtetë nëna duhet të tregojë kujdes të vecantë ndaj disa sinjaleve që në vetvete kanë më tepër vlerë se prova e peshës. Të mos harrojmë se në disa raste kjo e fundit mund të kthehet në një fiksim.

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje kurbës së rritjes së të porsalidurit dhe të bisedoni në lidhje me ecurinë me pediatrin. Ju duhet të përqëndroheni më tepër tek mënyra si fëmija pi dhe tek pesha që shton cdo muaj. Nëse mjeku ju rekomandon qumështin e formulës vetëm atëherë duhet ta nisni.