Cuco, biberon, rrethore, homogjenizat… Ka disa produkte bebash për të cilat debatet janë të shumta. Në treg ekzistojnë shumë pajisje për fëmijë të cilat edhe pse i shohim apo blejë cdo ditë nga mjekët apo nënat nuk konsiderohen të sigurt.

Cilat janë produktet që shkaktojnë më tepër polemika?

  • Cuco

Është një send përdoprimi i të cilit është përfolur mjaft. Thuhet se shkakton probleme tek dhëmbët dhe gazra. Por një gjë është e sigurt, nëse përdoret si duhet nuk është i dëmshëm. Duhet normalisht të mos përdoret për një kohë shumë të gjatë.

  • Biberonat

Polemikat kryesore zakonisht nuk i referohen “personalisht” biberonit por asaj cka përmban. Shumë gra evitojnë ta përdorin ndërsa për shumë të tjera është një metod për të dhënë ushqim fëmijës. E gabuar është të përdoret si metodë për të vendosur në gjumë fëmijën duke qënë se shkakton karies. Gjithsesi kujdes me kohën e përdorimit duke qënë se mund të shkaktojë deformim te xhinxhivave.

  • Rrethorja

Shumë prej nesh e kanë përdorur dhe vazhdojnë ta përdorin. Bëhet fjalë për një produkt që sot mund të gjendet edhe me opsione muzike por që në përgjithësi ka shumë “armiq” nga mbrapa.

Mitet në lidhje me rrethoren përqëndrohen më tepër në lidhje me faktin që nuk vlen për asgjë. Që janë të rrezikshme, që nuk e ndihmojnë fëmijën të ecë, që nuk lejon zhvillimin e mirë motorik të fëmijës etj. Madje në disa vende është ndaluar shitja. Por në rastet kur fëmija ka peshë të madhe trupore mund të përdoret. Prandaj para se të vendosni ta blini bisedoni me pediatrin.

  • Ushqimet e kavanozave

Janë ushqime të përgatitura posacërisht për fëmijët, lehtësisht të tretshme dhe me vlera ushqyese në varësi të moshës. gjithsesi ka ende fjalë përreth që shprehin se përmbajnë elementë jo të shëndetshëm për fëmijën. Nëse jeni ende në dilemë në lidhje me produktin kontrolloni gjithmonë etiketat dhe zgjidhni produkte biologjike. Mbi të gjitha i kërkoni këshillë mjekut në lidhje me atë që do të përdorni.

  • Lodrat e të porsalindurve

Këto janë përgjithësisht produkte të sigurta. Por kujdes me ato që zgjidhni. Duhet t’i përshtaten moshës së fëmijës në mënyrë që të favorizojnë zhvillimin psikomotor. Polemikat më të mëdha rreth këtyre produkteve kanë qënë në lidhje me higjenën, sigurinë, si edhe përbërjen e tyre. në këtë rast jut hemi se produktet që përmbajnë plumb janë shumë të rrezikshme si edhe pellushat që akumulojnë pluhur.

Pavarësisht kostos, zgjidhni gjithmonë produkte të aprovuara nga specialistët edhe për lojën e fëmijës.

Per me teper informacione dhe keshilla na ndiqni ne faqen tone te facebook –>Bota e Gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

1 × 5 =