Mjafton një rrëzim i fëmijës në tokë dhe një apo disa nga dhëmbët e qumështit mund të dëmtohen. Mund të ndodhë që të thyhen, të spostohen, të ndryshojnë formën dhe kjo mund të shkaktojë ankth tek nëna.

Dhëmbët e qumështit dhe zgjidhjet për secilin nga problemet

Sipas Laura Strohmenger, profesoreshë e stomatologjisë në Universitetin e Milanos. Njëkohësisht edhe koordinatore e udhëzuesve për shëndetin oral në moshën e zhvillimit tek Ministria e Shëndetësisë.

  • Nëse një apo disa nga dhëmbët e qumështit do të spostohen

Nëse trauma që fëmija ka kaluar gjatë një incidenti tek dhëmbët e qumështit do të ketë shkaktuar një problem të tillë, duhet të shkoni tek dentisti. Ky i fundit duhet të jetë mjek për dhëmbët e fëmijës. Ai ndoshta me një manovër të thjeshtë do ta drejtojë.

  • Nëse një apo disa nga dhëmbët e qumështit do të jetë futur brenda

Në këtë rast mund të jetë futur brenda xhinxhivave. Mjeku do të shikojë nëse ka ndonjë frakturë dhe këtë do ta bëjë pa radiografi. Kjo për arsye se një fëmijë i vogël vështirë qëndron për të përfunduar ekzaminimin. Nëse nuk paraqiten komplikacione dhëmbët e qumështit mund të lihen të rregullohen vetë. Nëse kjo nuk ndodh mjeku mund të marrë në konsideratë edhe mundësinë e heqjes.

  • Nëse dhëmbët e qumështit kanë kaluar sipër të tjerëve

Në këtë rast trauma ka bërë që dhëmbët e qumështit të kenë dalë nga xhinxhivat. Edhe në këtë rast do të shikohet nëse ka fraktuea dhe më pas do të kryhet manovra për ta shtyrë pas. Pra drejt xhinxhivës.

  • Kur një apo disa dhëmbë bien

Në këtë rast nuk bëhet asgjë.

  • Nëse një dhëmb thyhet

Mjeku duhet ta monitorojë gojën e fëmijës edhe disa ditë më pas duke qënë se në disa raste situata komplikohet duke kaluar në inflamacion.

 

Dhe mbi të gjitha mos harroni asnjëherë të pastroni dhëmbët e qumështit të fëmijës në mënyrë që të parandaloni kariesin dhe jo vetëm.