Super dadoja angleze Emma Jenner në një artikull për Huffington Post ka hedhur dritë mbi ato që quan probleme vërtet seriozze të prindërve të sotëm.

Emma Jenner është një dado e specializuar në fushën e zhvillimit të fëmijës dhe ka një eksperiencë gati 10 vjecare në familjet amerikane dhe angleze.

Sipas saj 5 problemet më madhore të prindërve të ditëve të sotme janë:

  • Prindërit e ditëve të sotme kane frikë nga kapriciot e fëmijës

Dadoja angleze thekson se prindërit duhet të lejnë fëmijën të mbarojë kapriocion pa ju përgjigjur me atë që duan ndryshe ai do të mësohet me idenë se gjithcka në jetë do ta marrë ashtu si do ai.

  • Prindërit nënvlerësojnë aftësitë e fëmijëve për të mësuar sjelljen e mirë

Sipas saj shumë prindër kanë tendencën të mendojnë se sjellja e keqe e fëmijës qoftë edhe në publik është dicka normale. Të gjithë duhet të dinë se nëse fëmija nuk sillet mirë është një arsye. Dhe me siguri sepse prindërit nuk e kanë mësuar!

  • Prindërit shpesh mendojnë dhe besojnë se ne edukimin e fëmijës duhet dhe mund të marrin pjesë të gjithë.

Nëse vite më parë edukimin e fëmijës e mbështesnin gjithë të njohurit tashmë nuk ndodh kështu. Tani nëse fëmija bën kapricio me siguri të gjithë kthehen dhe vështrojnë me inat nënën.

  • Në ditët e sotme prindërit abuzojnë me përdorimin e pajisjeve elektronike!

Kjo mendohet shpesh si një mënyrë e mirë argëtimi por është totalisht e gabuar. Për ta vlen shumë më tepër koha e kaluar me nënën dhe babain.

  • E madje madje prindërit gabojnë edhe nëse vendosin cdo nevojë të fëmijës para të vetave.

Si është e mundur të quhet gabim? Sipas dados angleze nuk ka asgjë më të gabuar se një baba që vrapon mes parkut për të kërkuar pijen e preferuar të fëmijës. sipas dados nuk ka asgjë më të gabuar se një nënë që cohet direkt nga shtrati për të plotësuar tekat e fëmijës. Prindërit duhet të mësohen të thonë edhe “jo” ose do të gjenden të papërgatitur para problemeve të caktuara.