Femijen

Më saktë asnjëherë mos i lini vetëm fëmijën në makinë. Në këto temperatura është tepër e rrezikshme ta bëni këtë.  Shumë fëmijë vitet e fundit janë bërë viktima të hipertermisë për shkak të pakujdesisë prindërore.

Asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë mos lini fëmijën vetëm në makinë!

Edhe pse mund të bëhet fjalë për pak minuta. Edhe nëse dritarja e makinës do të jetë e hapur dhe mjeti i parkuar në hije. Fëmijën duhet ta mërrni kurdoherë me vete. zakonisht vogëlushi mund të lihet vetëm në makinë kur është në gjumë dhe ndërkaq nëna apo babai mund të mendojnë se do të jetë OK atje duke qënë se nuk do të vonohet.

Por rreziku për fëmijën është i madh. Kjo pasi kur temperaturat janë të larta fëmijët janë më të ndjeshëm se në të rriturit. Në këtë rast rritet rreziku që fëmija të preket nga hipertermia dhe dehidratimi. Gjithashtu mos harroni se ndërsa lini fëmijën në makinë atje temperatura mund të rritet 10-15 gradë brenda 15 minutave. Hipertermia ka të bëjë me ngritjen e temperaturës trupore të fëmijës , gjë që mund të ndodhë brenda 20 minutave.

Në këtë rast fëmija mund të ndërrojë jetë brenda 2 orëve edhe në ditët ku temperaturat shënojnë 22 gradë.

Fëmijën shumë prindër e kanë humbur pikërisht në këtë mënyrë!

Ekspertët e kanë cilësuar si “black out” të trurit. Pra në këtë rast prindi harron se në makinë ka lënë fëmijën. Sipas të dhënave në SHBA humbin jetën rreth 37 fëmijë cdo vit si pasojë e qëndrimit vetëm në makinë për një kohë të gjatë. Në Francë të dhënat e cojnë në 27 numrin e fëmijëve të vdekur brenda një viti si pasojë e hipertermisë.

Gjithashtu fëmijën sipas të dhënave prindërit e lejnë vetëm në makinë në 54% të rasteve duke mos ditur, ose duke nënvlerësuar rrezikun. Dhe 46% e kanë harruar fëmijën në makinë si pasojë e “black out” të trurit.  Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë qënë nën 4 vjec.

Si të evitojmë rrezikun që kanos fëmijën?

  • Nëse shikoni një fëmijë që fle vetëm në makinë dhe nuk ka asnjë gjurmë të prindërve lajmëroni menjëherë policinë.
  • Kur ulni fëmijën në vendin e pasëm, pra në sexholino lini dicka që i përket atij në sediljen para në mënyrë që të shmangni “black out”.
  • Vendosni gjithmonë cantën tuaj apo celularin bashkë me fëmijën në sediljen e pasme.

Ju duket e cuditshme? Mund t’i ndodhë kujto me fëmijën e vet. Prandaj ju lutemi të shpërndani informacionin në sa më shumë persona.

Femijen

Femijen