Presioni i lartë i gjakut gjatë 9 muajve të shtatzanisë duhet të mbahet nën kontroll. Kjo pasi do të ketë ndikimet e veta edhe tek fëmija.

Presioni i lartë i gjakt, si ndikon tek fëmija?

Nëse nëna ka presion të lartë gjaku në shtatzani. Vecanërisht në trimujorin e dytë apo të tretë fëmija do të ketë rrezik për mbipeshë dhe obezitet. Kjo është pohuar sipas një studimi të kryer nga Qingdao University në Kinë.

Janë marrë në analizë rreth 90 mijë cifte nënë-fëmijë. Pasi u ndoq ecuria e shtatzanisë u ndoq me rreptësi edhe zhvillimi i fëmijës deri në moshën 6-6 vjecare. Sipas të dhënave, 6.6% e tyre ishin mbipeshë dhe 2.5% obeze. Kjo në rastet kur nëna gjatë shtatzanisë ka pasur presion të lartë të gjakut.

Ndër të tjera vlen të theksojmë se nuk është gjetur ndonjë ndikim i presionit të lartë me peshën nëse ai ka qënë i tillë gjatë tremujorit të parë.

Por gjithsesi janë të domosdoshme edhe studime të tjera!

Për të kuptuar më mirë ndikimin e presionit të lartë të gjakut tek pesha  e fëmijës duhen kryer edhe studime të tjera. Disa probleme të shtatzanisë luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e  fetusit. Në disa raste probleme të caktuara ndikojnë edhe në zhvillimin jo të mirë të fëmijës.

Sipas mjekëve të spitalit Bambino Gesu në Romë: Obeziteti infantil lidhet edhe me probleme të tjera. Të tillë janë edhe akumulimi i yndyrnave në mëlci, rritja e insulinës që con edhe në diabet tip 2, kolesterol të lartë etj.

Per me teper informacione dhe keshilla rreth shtatzanise apo rritjes se femijeve na ndiqni edhe ne faqen tone te facebook–>Bota e Gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 2 =