Matja e presionit të gjakut gjatë javëve kur po tentohet për shtatzani sjell më shumë mundësi për nënat që të mësojnë nëse do të kene më shumë shanse të ngjizin djalë apo vajzë.

Është zbuluar kohët e fundit nga mjekët një lidhje mes presionit arterial dhe gjinisë së fëmijës. Këtë e kanë zbuluar njëë grup studiuesish kanadezë dhe më pas rezultatet janë publikuar në revistën “American Journal of Hypertension”.

Djalë apo vajzë? Varet nga presioni arterial para shtatzanisë!

Për të gjitha gratë që janë duke planifikuar një shtatzani kurioziteti ndonjëherë është tepër i madh. Sipas endokrinlogut Ravi Retnakaran, presioni i gjakut para ngjizjes nuk ka vëmendjen e duhur. Ai shpjegon se ndërkohë ka shumë ndikim edhe në ngjizjen e një djali apo vajze.

Ja cfarë tregon presioni maksimal

Studiuesit kanë arritur të nxjerrin konkluzionet duke analizuar presionin e gjakut, kolesterolin, trigliceridet dhe sheqernat. Kjo analizë u krye në 1400 gra kineze që ishin duke planifikuar një shtatzani.

Ajo që u morr për bazë ishte presioni sistolik, pra ai maksimal. Sipas të dhënave nëse ai do të ishte i lartë me shumë mundësi do të ngjizej një djalë.

Për nënat që kanë sjellë në jetë vajza presioni ishte më i ulët. Pra nëse keni presion të lartë sistolik me shumë mundësi edhe ju do të sillni në jetë një djalë dhe anasjelltas.

 

Per me teper informacione dhe keshilla na ndiqni edhe ne facebook–> Bota e gruas

 

 

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fourteen + 1 =