Bebet premature me te vogla ne bote!

Këto janë rastet më ekstreme të fëmijëve prematurë që kanë mbijetuar pas lindjes. Për dikë që nuk ka parë asnjëherë një fëmijë prematurë është e vështirë të kuptojë sa të vegjël këta fëmijë janë në të vërtetë. Mesatarisht këto bebe kanë lindur nga java 22 deri 24 dhe pesha më e vogël e lindjes shënohet 200 gr.

Bebet prematurë më të vogla në botë

Rumasia Hahman

Lindi në 4 shtator 2004 në javën 25.6 të shtatzanisë dhe peshonte 200 gr. Aq sa një celular. Lindja u stimulua si pasojë e një pre-eklampsie të rëndë që u shfaq tek nëna. Rumasia ka disa probleme tek sytë që korrigjohen me syze si edhe vonesë të vogël në aftësitë motorrike.

Melinda Star Guido

Erdhi në jetë në gusht të vitit 2011 praktikisht në javën e 24 të shtatzanisë duke qënë se nëna kishte probleme serioze me presionin e lartë të gjakut. Peshonte vetëm 260 në lindje. Truri i saj funksiononte për mrekulli dhe nuk kishte shenja hemorragjie.

Tom Thumb!

Nje tjeter bebe premature është djaloshi gjerman i njohur si “Tom Thumb” duke qënë se prindërit kanë dashur të ruajnë anonin identitetin e fëmijës së tyre. Bebi prematurë lindi në javën e 25 shtatzanisë dhe peshonte 275 gr. Kishte probleme me shikimin dhe vetëm kaq.

Madeline Mann

E lindur në vitin 1989 në javën e 26.6 madeline peshonte rreth 270 gr në lindje. Kjo bebe prematurë mban syze, ka astmë dhe fatmirësisht probleme të tjera nuk u shfaqën.

Kenna Moore

Kenna është një tjetër bebe prematurë e lindur në 2 janar të vitit 2012. Pesha e saj ishte 260 gr dhe erdhi në jetë si pasojë e një lindje të stimuluar për shkak të presionit të lartë të gjakut prej të cilit vuante nëna e saj. Edhe kjo vajzë prematurë mban syze.

James Elgin Gill

Rekordi botëror përsa i përket bebeve prematurë që kanë mbijetuar pas lindjes mban këtë emër. Në vitin 1988 erdhi në jetë në javën 21 e 5 ditë dhe sigurisht pritej të ndërronte jetë në lindje. Ai rezultoi të luftëtar i vërtetë edhe pse ka probleme të theksuara në zhvillim.

Amilia Taylor

Erdhi në jetë kjo bebe prematurë në vitin 2006, përkatësisht në javën 21 e 6 ditë të shtatzanisë. U ngjiz in-Vitro. Sigurisht që edhe kjo bebe nuk mendohej se do të mbijetonte por ja doli edhe pse është anemike.

 

Per me teper informacione na vizitoni edhe ne faqen tone te Facebook si edhe Instagram

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

14 + eleven =