Edhe pse nuk jemi ende zyrtarisht në stinën e dimrit fëmijët mund të kenë filluar të shfaqin shenjat e para të virozave. Kjo është dicka që nuk mund ta evitoni sidomos nëse frekuenton shkollën/kopështin. Megjithatë ka disa ushqime që ndikojnë vërtet në forcimin e sistemit imunitar!

Si të forconi sistemin imunitar të fëmijës në mënyrë natyrale?

  • E bëni atë të hajë kos dhe prebiotikë të tjerë

Kosi përmban bakteret e mira (prebiotikët) që ndihmojnë në shëndetin e traktit tretës. Gjithashtu ushqimet e pasura me prebiotikë ndihmojnë edhe sistemin imunitar të fëmijës. I jepni fëmijës kos me proteina të larta dhe kalcium. E shoqëroni me fruta të paktën njëherë në ditë.

  • I jepni hudhra

Mos kini turp të shtoni hudhrën tek ushqimet tuaja e sidomos të fëmijës nëse doni një sistem më të fortë imunitar. Përbërësit e hudhrës si Alicina luftojnë infeksionet dhe rrisin eficencën e prodhimit të antitrupave. Mund ta shtoni atë në cdo ushqim, cdo ditë të javës.

  • Bajamet

Jo vetëm janë të pasura me proteina, fibra, kalium dhe yndyrna të shëndetshme por janë edhe të pasura me Niacinë dhe Riboflavinë, vitamina B. të gjithë këta elementë ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar të fësmijës. Gjithashtu bajamet furnizojnë edhe me vitaminë E e cila mbron sistemin imunitar.

  • Vaji i peshkut

Omega 3 ëhtë një lloj acidi yndyror që gjendet tek peshku si salmoni, trofta, toni, sardelet etj. Pra një element që forcon sistemin imunitar të fëmijës dhe mbron këtë të fundit nga viruset.

  • Supa e pulës

Ka veti anti-inflamatore dhe për pasojë nuk lejon futjen e viruseve në kontakt me organizmin. Pra është koha të përgatisni më shpesh supën në fjalë.

  • Tërshëra

Është super e pasur me fibra sidomos me një tepër të rëndësishëm që duhet beta-glukan. Kjo lloj fibre ka veti anti-mikrobiale si edhe anti-oksidante, veti që mbrojnë sistemin imunitar nga virozat apo sëmundje të tjera. Rekomandohet t’ja jepni fëmijës në mëngje ndoshta me kos, qumësht, fruta, fruta të thata.