Ftohte

Jemi duke hyrë në stinën e dimrit dhe një nga shqetësimet e nënave mund të jetë fëmija. Si kuptohet nëse ka ftohtë? Pra cilat janë sinjalet që duhen marrë në konsideratë deri në momentin që fëmija nuk është në gjendje të shprehë me fjalë nevojat e veta?

Si ta kuptojme qe femija ka ftohte?

Përgjigjet për të gjitha nënat mjekja neonate e spitalit “Bambino Gesu” në Romë Andrea Dotta. Sipas saj fëmijët e vegjël nuk e ruajnë dot temperaturën e tyre trupore prandaj humbasin më lehtë nxehtësinë. Nëse fëmija ka ftohtë mund të fillojë të irritohet dhe të qajë. Pra ky mund të jetë një nga sinjalet e para që jep.

Në mënyrë që fëmija të mos ketë ftohtë duhet veshur si duhet. kjo pasi në të kundërt trupit i duhet të djegë shumë kalori për të ruajtur temperaturën trupore. Dhe nëse fëmija ka vazhdimisht ftohtë mund të ndikojë edhë në rritje.

Përse i ftohti ndikon në rritje?

Nëse fëmija ka ftohtë shpjeguam se trupit i duhet të djegë më tepër kalori. Të cilat në gjendje normale duhet t’i përdorë për një rritje më të mirë. Pra janë energji të harxhuara për dicka që mund të sigurohej duke përdorur veshjen e duhur.

Gjithashtu edhe buzët janë ato që duhet të kontrolluar për të kuptuar që fëmija ka ftohtë. Në këtë rast ato ndryshojnë ngjyrë duke u bërë më të errëta.