Edhe pse ndoshta nuk e dini  ju tregojmë se pas lindjes mund të shfaqen disa komplikacione. Post-partum është një fazë delikate dhe pavarësisht nëse lindja shkon mirë është e nevojshme të pushoni në mënyrë që trupi juaj të rikuperojë. Komplikacionet ndoshta nuk janë shumë të shpeshta por të gjitha duhet t’i dini. Simptoma të vogla që nuk diagnostikohen në kohë mund të bëhen më komplekse. Prandaj është mirë të kontrolloni në vzhdimësi trupin tuaj pas lindjes.

Komplikacionet e mundshme post-partum

3 komplikacionet më të shpeshta që mund të shfaqen pas lindjes janë:

  • Infeksionet që mund të shfaqen zakonisht dy ditët e para pas lindjes. Infeksioni post-partum që prek aparatin gjenital mund të shoqërohet me temperaturë, takikardi, dhimbje koke dhe ndjeshmëri intime.
  • Në rast operacioni si edhe epiziotomie është e mundur të shfaqet një infeksion në vendin e prerjes. Ky komplikacion mund të rëndohet për të shfaqur pus (lëngu i verdhë që del nga plaga), edema dhe dhimbje të mëdha.
  • Tre javë pas lindjes, dhe në disa raste ndoshta edhe më herët mund të shfaqet tek gjinjtë mastiti. Bëhet fjalë për infeksion tek gjoksi i cili shkakton dhimbje dhe inflamacion plus temperature.

Trajtohet me antibiotikë të përshkruar nga mjeku të cilët janë të këshillueshëm për t’u përdorur edhe gjatë gjidhënies.

  • Depresioni post-partum është një tjetër komplikacion fizik që mund të shfaqet tek gruaja. Ajo fillon të ndiejë trishtim, mungesë motivimi, mungesë oreksi, frustrim etj.
  • Njëë shqetësim shumë i rëndë pas lindjes është edhe tromboflebiti. Bëhet fjalë për një komplikacion që ka të bëjë me koagulimin e gjakut. Shkakton dhimbje, inflamacion dhe temperaturë.
  • Nëse gjatë shtatzanisë gruaja ka vuajtur nga mbajtja e urinës në periudhën post-partum situata mund të agravojë. Sidomos gjatë teshtimave, kollitjes apo të qeshurës.
  • Në periudhën post-partum mund të shfaqet edhe një inflamacion i endometrit. Është një komplikacion që prek më tepër gratë që kanë lindur me cezarian. shoqërohet me temperaturë, dhimbje dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë. shkaktohet nga fryrja e membranës që rrethon uterusin.

Per me teper informacione dhe keshilla ju sugjerojme te na ndiqni edhe ne faqen tone te facebook–> Bota e gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen − 14 =