Të bëhesh nënë për herë të parë është emocionuese. Por nuk është e lehtë! Mendja është plotësisht e zënë nga pyetjet dhe dyshimet. I porsalinduri ndërkohë ka nevojë për kujdes të vecantë dhe nënës së re jo gjithmonë i japin këshillat apo mbështetjen e duhur.

Dhe 3 pyetjet më të shpeshta të nënave pas lindjes së bebit do të ishin…

Është normale që i porsalinduri të qajë kaq shumë?

Një nga gjërat më të vështira të prindërimit, sidomos në momentet e para është përballja me të qarat e vazhdueshme të fëmijës. Nëna dhe babai mundtë stresohen edhe më tepër kur nuk kuptojnë përse fëmija është duke qarë. Dhe për pasojë nuk dinë si të veprojnë për ta qetësuar.

Shumë persona mund të thonë se qan nga kolikat e barkut por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Një arsye tjetër bindëse do të ishte irritimi nga bebelina, materiali i saj si edhe materiali i veshjeve. Përpiquni ta vishni si duhet sipas stinës dhe të zgjidhni veshje pambuku. Kremi mbrojtës i bebelinës duhet të jetë cilësor. Me kalimin e kohës do të mësoni të kuptoni në cdo moment përse qan i porsalinduri.

Jam duke e ushqyer si duhet? Jam duke i dhënë pak/shumë?!

Nënat gjithmonë vihen në dyshim nëse i porsalinduri është duke marrë mjaftueshëm qumësht gjiri. E më pas lindin dyshimet edhe në lidhje me mënyrën e duhur të kombinimit me qumësht formule. Prandaj në këtë rast mos merrni vendime të nxituara, flisni me pediatren për t’ju dhënë këshillën e duhur. Mos e ushqeni me formulë pa aprovimin e saj.

Është normale që i porsalinduri të flejë aq shumë?

I porsalinduri flen së tepëri gjatë ditës dhe kjo pasi gjumi sjell një sërë benefitesh. Ju nuk duhet ta ndërprisni. Mos harroni se gjumi bën të mundur rritjen e urisë, energjisë, maturimin dhe zhvillimin e organeve jetësore, rritjen e shëndetshme.

Duke i ditur përgjigjet e këtyre pyetjeve ndoshta jeta juaj si prindër të rinj do të jetë edhe më e thjeshtë.

Per me teper informacione apo keshilla na ndiqni edhe ne faqen tone te Facebook–>Bota e Gruas

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 × 4 =