Placenta është organ shumë i rëndësishëm për zhvillimin korrekt të fetusit gjatë shtatzanisë. Duhet të themi se si organ nis të zhvillohet pikërisht kur ngjizet shtatzania. Placenta furnizon fëmijën me oksigjen dhe mundëson rritjen e mirë.

Si zhvillohet placenta?

Zhvillimi i këtij organi kalon nëpër disa faza gjatë shtatzanisë. Ky proces fillon ditën e 5 të fekondimit dhe pëson ndryshime të vazhdueshme gjatë 9 muajve të shtatzanisë.

Cfarë strukture ka placenta?

Ajo formohet nga dy shtresa. Ajo e nënës dhe ajo fetale. Placenta brenda përmban qesen amniotike ku ndodhet fetusi dhe shtresa fetale që quhet  korion. Kjo e fundit është një membranë e jashtme e cila futet në kontakt me indet e nënës. Gjithashtu kordoni umbilikal lidh fetusin me shtresën e placentës që ndodhet në anën e nënës. Kordoni është i përbërë nga dy arterie dhe një venë.

Cfarë funksioni ka ky organ?

  • Mundëson shkëmbimin e elementëve ushqyes mes nënë dhe fëmijës. Mundëson kalimin e oksigjenit tek fëmija;
  • Prodhon hormone si gonadotropina corionica, progresteroni etj;
  • Placenta mbron fetusin nga përgjigjja që mund të bëjë sistemi imunitar i nënës. Pra eviton që ai të shihet si një trup i huaj.

Ky organ mund të shfaqë edhe probleme gjatë shtatzanisë. nëse keni një shqetësim mund ta paraqesni tek zona e komenteve poshtë reklamave. Do të merrni shumë shpejt një përgjigje nga stafi apo ndjekëset e faqes.