Pijet që mund të konsumoni pa problem në shtatzani janë të pakta në numër. Dhe sipas mjekëve uji është ndër më të rekomanduarit për t’u konsumuar pa frikë.  Ndër të tjera kujdes me pijet me gaz dhe sheqer. Po caji? Kafeja?

Pijet në shtatzani, cfarë ju lejohet dhe nuk ju lejohet të konsumoni?

Para së gjithasht duhet të dini se uji është ndër pijet më të mira për shtatzaninë duke qënë se ndihmon placentën të ketë një vaskularizim më të mirë. për pasojë do të rritet volumi i gjakut dhe kështu edhe rritja e fëmijës do të jetë më e mirë. ndërkaq edhe organizmi do ta ketë më të lehtë të rikuperojë lëngjet e humbura pas lindjes.

Sipas Paola Pileri, eksperte e shtatzanisë dhe gjidhënies në spitalin “Buzzi” të Milanos, uji është ndër pijet që mund të konsumohet deri në 2.5 lt në ditë.

Ndër të tjera uji do të shkaktojë edhe urinim të shpeshtë. Kjo sjell që urina të jetë më e holluar dhe për pasojë rreziku për infeksione të reduktohet. Njësoj do të zvogëlohet edhe rreziku për probleme me konstipacionin apo hemorroidet.

Pijet si birra, vera dhe cdo lloj tjetër alkoli duhet të evitohen

E kundërta mund të shkaktojë anomali të rënda në zhvillimin fetal. Madje në disa raste fëmija mund të lindë edhe me sindromën e fetusit të alkolizuar. Edhe birra pa alkol duhet evituar. Pasi kanë përmbajtje alkoli edhe pse shumë të vogël.

Pijet si caji dhe kafeja duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar

Doza të larta të kafeinës mund të shkaktojnë rritje të rrezikut për abort. Por gjithashtu edhe frenim të rritjes së mirë fetale. Prandaj këshillohet që pijet me kafeinë si caji dhe kafeja të mos konsumohen më tepër se 2 herë në ditë. Pra përkatësisht 200 mg kafeinë në ditë. Dhe këtu i referohemi një shtatzanie fiziologjike, pra probleme të caktuara.

Pijet me gaz dhe sheqer

Në disa raste disa nëna mund të ndiejnë lehtësim ndaj të vjellave. Por kujdes! Pijet me gza kanë sheqer në norma të larta dhe duhen evituar. E njëjta gjë edhe në lidhje me pijet me sheqer të shtuar si për shembull lëngjet e frutave industriale. Këto të fundit duhet të konsumohen shumë rrallë.

Po pijet e përgatitura në shtëpi?

Me kujdes! Normalisht janë një zgjedhje shumë e mirë krahasuar me nje pije industriale por nuk duhet tejkaluar limiti. Sepse edhe pse janë të përgatitura nga fruti përmbajnë realisht gjithë sheqerin e saj. Dhe mbi të gjitha nuk kanë fibra.

Cajrat si: melisa, kamomili, caji i mentes, finoku, caji i xhinxherit mund të konsumohen pa problem. Madje xhinxheri njihet si një qetësues shumë i mirë në rast të vjellash.