Jemi në mesin e stinës së verës dhe pickimet e mushkonjave tek fëmijët janë dicka tepër shqetësuese për të gjitha familjet. Dhe normalisht një nga pyetjet më të shpeshta që pothuajse të gjithë i bëjmë vetes është:

Si te mbrojmë fëmijët nga pickimet?

Fatmirësisht ekzistojnë në treg locione apo sprai mbrojtës që mund të përdoren që nga lindja. Duhet të keni kujdes për të zgjedhur produktin e duhur pasi përsa i përket pickimeve të mushkonjave disa sprai nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën 2 vjec. Të tilla janë ato me përmbajtje Deet dhe Icaridine.

Zgjidhni për bebat një prai për pickimet e mushkonjave me vaj natyral ose aromë specifike e cila nuk lejon që afrimin e mushkonjave. E tille eshte edhe linja Chicco e cila ofron jo vetem mbrojtje por edhe trajtim pas pickimit.

Linja mbrojtese kunder mushkonjave nga Chicco. Teresisht natyrale. Sprai, krem, roll on qe mund te perdoren nga lindja. 

Zgjidhje natyrale për pickimet e mushkonjave

  • Aplikoni mbi vendin e pickimit akull, por jo direkt mbi lëkurë. E vendosni mbi një copë të hollë dhe më pas fërkoni lëkurën e fëmijës.
  • Vendin e pickimit të mushkonjave mund ta lyeni edhe me lëkurë banane.
  • Mund të aplikoni pak mjaltë.
  • në vendin e pickimit mund të aplikoni edhe disa pika limon.
  • Një zgjidhje mund të ishte edhe lyerja me fletë qepe në vendin e pickimit.