Për kulacin

  • 1 kg miell;
  • 2 kokrra vezë;
  • 1 filxhan caji kos;
  • 1 lugë kafe sodë;
  • Pak kripë.

Përgatitja e kulacit

Përgatitja e kulacit bëhet duke i përzier të gjitha sa përmendëm më sipër. Më pas marrim tepsinë dhe e lyejmë me vaj. Shtrojmë në të brumin e përgatitur për kulacin dhe e ngjeshim me dorë. Sipër bëjmë disa vrima me ndihmën e një piruni. Kjo bëhet për arsye që kulaci të kullojë më mirë.

Pjekja e kulacit bëhet në 180 gradë përafërsisht 30-40 minuta. Pasi është ftohur disi e presim në copa shumë të vogla me thikë.

Pjekja e gjelit të detit

  • Pasi e keni pastruar mirë gjelin e vendosni në një tepsi të madhe dhe e lyeni me kripë. Gjithashtu mund ta lyeni nga sipër me një apo dy kokrra limoni në mënyrë që mishi të qëndrojë i butë edhe pse sipër ka marrë ngjyrë të artë. Gjatë pjekjes kujdesuni që t’i hidhni vazhdimisht lëng përsipër nga ai që lëshon vetë. Nga fundi i pjekjes e mbashtillni me letër alumini që të mos thahet. Një alternativë për të shtuar lëngun që do t’i hedhim kulacit është edhe zierja e një pule fshati.

Përgatitja e përsheshit

Përbërësit

  • 2 lt lëng;
  • 1 qepë;
  • Të brendshmet e pulës/gjelit;
  • 2 lugë gjelle mëndërz;
  • Rigon;
  • 4 lugë vaj ulliri.
  • Në një tenxhere skuqim qepën dhe më pas shtojmë të brendshmet e pulës që keni zier më parë ose të gjelit.
  • Shtojmë lëngun dhe i lejmë të marrin valë derisa të lidhet e gjithë masa. Shtojmë në të erëzat.
  • Hedhim me kujdes duke e trazuar mirë dhe vazhdimisht kulacin në mënyrë që të lagët i gjithi me lëng.
  • E shërbejmë të nxehtë me mishin e gjelit që kemi pjekur më parë.

Ju bëftë mirë! ndonjë sugjerim? Lutemi ta lini në koment.

 

 

 

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 + 12 =