Rreth aftesive te femijes

Aftesive

Me siguri keni krahasuar shpesh disa prej aftësive të fëmijës me ato të bashkëmoshatarëve të tij. Apo madje edhe me ato që vëllai/motra më e madhe mund të ishte në gjendje të bënte në një moshë të caktuar.

Natyrisht krahasimi i aftësive është dicka shumë normale. Më saktë është e pashmangshme. Dhe në këtë pikë shumë prindër mendojnë se fëmija në muajin e 3 rrotullohet. Në muajin e 7 ulet, në vitin e parë ec. Në vitin e dytë heq bebelinën, në vitin e 3 ngel një tricikletë dhe në vitin e 18 të jetës merr patentën.

Epo gabim! Prindërit nuk duhet të fiksohen pas aftësive të fëmijës!

Të gjitha aftësive të mësipërme apo edhe të tjerave nuk mund t’ju përcaktohet një moshë. Pra cdo fëmijë ka kohën e vet se të ecurit, folurit, hequrit të bebelinës etj. Nëse ka hedhur hapat e para 9 apo 14 muajsh nuk ndikon aspak në suksesin e tij gjatë jetës.

Me rritjen fëmija fiton aftësi dhe mëson gjëra të reja në mënyrë graduale. Ju mjafton ta stimuloni në mënyrën e duhur. Do ta shikoni si ai do të fillojë të bëjë progres në mënyrë unike. Pra nuk ka nevojë të bëni krahasime mes aftësive të fëmijës dhe bashkëmoshatarëve.

Jo domosdoshmërisht nëse një fëmijë 3 vjecar nuk nget një tricikletë ka vonesë në zhvillim. Por ndoshta nuk ka talentin e duhur për ta bërë atë gjë. Sigurisht ju duhet të flisni me mjekun rreth aftësive që fëmija ka fituar dhe “mangësive” që ju mendoni se ka. Por nuk duhet të kthehet në një fiksim. Mos harroni asnjëherë se cdo fëmijë është i ndryshëm.

Sipas: Dr. Harley A. Rotbart pediatër si edhe profesor në “University of Colorado School of Medicine and Children’s Hospital Colorado”. 

aftesive