Sipas disa studimeve të fundit pediatrike është vënë re se fëmijët preferojnë më tepër pijet industriale. Madje edhe më tepër se karamelet. E ndonjëherë ne prindërit gabojmë duke jua plotësuar “dëshirat”.

Por a e dimë në vetvete sa të dëmshme janë pijet industriale?

Fillimisht duhet të kuptojmë se këto pije janë të pasura me shumë sheqer, natrium, kalori. Të gjithë këta përbërës shumë të dëmshëm për shëndetin e të gjithëve. Dhe mbi të gjitha këto pije janë të dëmshme edhe për fëmijët tanë! Madje edhe më shumë.

Por a e dimë ne prindërit se këto pije industriale janë të pasura edhe me aspartam?

Cfarë është aspartami? Një lloj ëmbëlsuesi pa aromë që përdoret gjërësisht në produktet ushqimore. Gjithashtu një gotë me pije që fëmija mund të pijë rregullisht cdo ditë, brenda një kohe të caktuar mund të provokojë diabet!

Dhe në ditët e sotme diabeti është tepër i përhapur sidomos fëmijët e moshës 6-15 vjecare. përsa i përket natriumit që gjendet tek pijet (27%, ndërsa sheqeri gjendet në vlerat 26%) mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare, renale dhe gastrike. Që do të thotë, probleme në zemër, veshka dhe stomak!

Ok, pijet indurstriale minojnë shëndetin e fëmijës. Por si t’i eleminojmë?

Normalisht për shumë fëmijë ky është një “problem” më vete. Ata janë mësuar t’i kenë dhe normalisht i kërkojnë. Prandaj duhet të filloni të ndryshoni sjellje për të mirën e tyre.

Si t’ja dilni?

  • Filloni të përgatisni vetë lëngje frutash. Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale. Mund të zgjidhni fruta të tilla si luleshtrydhet, rrushi, ananasi dhe mollët.
  • E hidratoni fëmijën më së miri edhe me ujë. Ai është më i rëndësishmi për shëndetin e mirë të organizmit. pra e mësoni fëmijën të konsumojë jo pije industriale por ujë.
  • Kujdes edhe me ato cka ju konsumoni në përditshmëri. Shembulli juaj do të ishte mënyra më e mirë edukuese edhe përsa i përket pijeve të fëmijës.

Keni dicka për të shtuar? Keni një pyetje për të bërë? Kur keni filluar t’i jepni fëmijës lëngje frutash? Ndonjë recetë mund të sugjeroni? Lini komentin tuaj poshtë. Faleminderit!