Gjidhenies

Gjinjte pas gjidhenies

Gjatë shattzanisë përmasat e gjinjve do të rriten ndjeshëm. Kjo do të vazhdojë edhe gjatë gjidhënies. Volumi i tyre do të rritet shumë dhe kjo është normale. Pas ndërprerjes së gjirit mund të vihet re një rënie e formës së gjirit. Më poshtë do të shpjegojmë arsyet përse ndodh.

Përse pas gjidhënies gjinjtë kanë tendencën të varen?

Gabimi fillon që kur themi “pas gjidhënies”. Kjo sepse në të vërtete gjinjtë fillojnë të varen që pas shtatzanisë. Pra edhe nëse nuk do të ushqeni me gji, procesi do të ndodhë. Gjatë shtatzanisë ligamentet do të zgjaten si pasojë e hapjes së lëkurës gjatë zmadhimit të gjoksit. E njëjta gjë do të ndodhë edhe gjatë gjidhënies si pasojë e rritjes së vëllimit të gjoksit nga mbushja e gjendrave me qumësht. Është pak a shumë e njëjta gjë me një llastik flokësh. Pra nëse e hapim shpesh gjatë përdorimit ajo nuk do të jetë më e shtrënguar si në fillim. Gjithashtu gjatë gjidhënies gjinjtë do të ruajnë pak a shumë një madhësi të njëjtë. Duke bërë që ligamentet të qëndrojnë të tërhequr për një periudhë të caktuar kohe. Prandaj pas ndërprerjes së gjidhënies gjiri do të qëndrojë disi i varur.

Jo vetëm shtatzania apo gjidhënia, edhe mosha e nënës ka ndikimin e vet

Ekspertët shpjegojnë se gratë më moshë mbi 30 vjec do të pësojnë një rënie me të madhe të gjinjve pas shtatzanisë. Kjo do të vijë si pasojë e humbjes së elasticitetit të lëkurës me avancimin e moshës. Gjithashtu gjoksi do të jetë më i rënë edhe tek nënat që konsumojnë alkool apo duhan.

gjidhenies