Shumë pres jush ndoshta e pyesin shpesh veten se përse fëmija nuk di të ndajë gjërat me fëmijët e tjerë. Dhe le të zbulojmë bashkë në këtë artikull arsyet që japin ekspertët.

Përse fëmija im nuk di të ndajë gjërat me të tjerët?

Fillimisht duhet të dini se kjo është një fazë kalimtare që e përjetojnë shumë fëmijë. Por shpesh prindërit e harrojnë këtë dhe detyrojnë në njëfarë mënyre vogëlushin të ndajë sendet e veta me fëmijët e tjerë. E dini ndërkohë që një sjellje e tillë ka efekte negative tek fëmija? E dini se ai në  momentin që ju e detyroni do të përpiqet edhe më tepër të mbajë vetëm për vete lodrën?

Për këtë arsye nuk duhet asnjëherë të forconi fëmijën t’i japë dikujt tjetër dicka kur nuk dëshiron ta bëjë. Në lidhje me këtë duhet të merrni në konsideratë shumë aspekte. Pikë së pari duhet të dini se ndarja e sendeve me të tjerët është një akt që kërkon besim, empati dhe siguri. Dhe këto ndjenja funksionojnë tek fëmija njësoj si edhe tek të rriturit.

Edhe fëmija preferon të ndajë më tepër sendet e veta me persona të cilëve ju beson. Të mos harrojmë se edhe ne të rriturit nuk kemi ndjenja sigurie dhe besimi ndaj të gjithëve apo jo? dhe përse fëmija duhet të veprojnë dhe ndiejë ndryshe nga ne?

Ndarja e sendeve nga fëmija kërkon besim

Midis muajit 18-24 të jetës marrëdhëniet e fëmijës me bashkëmoshatarët mund të jenë tepër të paqëndrueshme. Miqësitë që vogëlushi krijon mund të zgjasin shumë pak. Ata janë të prirur të ndryshojnë shumë shpesh miqtë e lojës. Duke qënë se në këtë periudhë fëmija nuk është në gjendje të shprehë si duhet atë që mendon, kjo duke qënë se nuk ka fituar ende aftësi të mira në të folur edhe ndarja e sendeve me të tjerët do të jetë e vështirë të arrihet. Kjo sepse fëmija do ta ketë gati të pamundur t’i thotë fëmijës tjetër “pot a jap dhe ma rikthe”. Kjo është një nga arsyet përse ai nuk di të ndajë!

Këto kushte e bëjnë gati të pamundur krijimin e besimit të fëmijës tek bashkëmoshatarët. Dhe për këtë arsye refuzon të ndajë gjërat e veta me ta.

Fëmija nuk ndan sendet, përse nuk duhet ta detyroni?

Kur fëmija juaj është në moshën 3-5 vjecare, fillon të krijojë marrëdhënie më të qëndrueshme me fëmijët e tjerë. Kjo pasi shkon në kopësht dhe ka aftësi më të mira në të shprehur. Ndërkaq parimi i miqësisë fillon të zhvillohet më mirë dhe fëmija fillon të ndajë gjërat e veta me miqtë më të mirë.

Mos e detyroni ta bëjë nëse nuk do sepse nuk është ende gati. Ju duhet të mbroni hapësirën e tij personale, duhet ta respektoni! Nuk është aspak e shëndetshme ta mësoni fëmijën të thotë gjithmonë “po” edhe nëse nuk dëshiron ta bëjë dicka. E dini se fëmija duhet të mësojë të thotë “jo” kur nuk dëshiron? Kjo do ta bëjë atë të largohet nga situata që nuk i pëlqejnë kur të rritet. Gjithashtu fëmija mëson të refuzojë edhe veprime të rrezikshme në të ardhmen. Pra fiton aftësi për ta bërë këtë në moshë më të madhe.