Në shtatzani nëna e re mund të ndiejë dhimbje rreth kërthizës, vecanërisht në trimestrin e dytë si edhe të tretë. Dhe normalisht të gjithë e dimë se kërthiza është dicka që lidhet në mënyrë direkte me placentën. Edhe pse në mjekësi ngelet ende një mister arsyeja përse kërthiza dhemb në shtatzani, sërish do të përpiqemi ta qartësojmë disi.

Cfarë e shkakton dhimbjen e kërthizës tek gruaja në shtatzani?

  • Hapja e muskujve dhe lëkurës

Me rritjen e fëmijës do të rritet edhe barku duke bërë që lëkura edhe muskujt e zonës së barkut të hapen. Si pasojë e kësaj zona përreth kërthizës do të bëhet më e ndjeshme ndaj presioneve. Pra edhe hapja e lëkurës në këtë zonë do të shoqërohet me dhimbje apo kruajtje.

  • Presion në uterus

Barku do të rritet me avancimin e shtatzanisë. normalisht edhe uterusi do të ndryshojë dukshëm përmasat duke ushtruar njëfarë presioni në zonën e barkut. Sidomos gjatë trimestrit të dytë dhe të tretë presioni do të jetë edhe më i madh duke bërë që reth kërthizës të shkaktohet dhimbje.

  • Prania e një pirsing në kërthizë shkakton edhe më tepër dhimbje

Madje mund të jetë edhe faktor rreziku për një infeksion të mundshëm në zonën e kërthizës tek nëna e re. ju duhet të merrni seriozisht në konsideratë mundësinë e heqjes së saj.

  • Dalja jashtë e kërthizës, një tjetër arsye për ta bërë më të dhimshme

Me avancimin e shtatzanisë kërthiza tek disa nëna mund të dalë nga jashtë duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj dhimbjeve.

  • Prania e një hernie tek zona e kërthizës

Një tjetër arsye përse tek zona e kërthizës do të ndihet dhimbje gjatë shtatzanisë është edhe hernia umbilikale. Kjo vjen si pasojë e presionit të ushtruar nga uterusi.