Bebet qeshin shpesh në gjumë zakonisht në fazën REM. Në të njëjtën fazë kur njerëzit shikojnë edhe ëndërrat. Edhe e qeshura që ata bëjne në gjumë konsiderohet si një përgjigje ndaj ëndrrës. Normalisht nuk mund të mësojmë se cfarë bebet po shikojne në ëndërr duke qënë se ata nuk janë në gjendje të shprehin mendimet por mendohet se qeshin duke qënë se po shikojne të ndodhë një incident.

Ata e përdorin të qeshurën si një mënyrë komunikimi. Pra nëse një bebe qesh në ëndërr me siguri po sheh brenda saj një person të dashur. Për shembull prindërit duke qënë se është duke ju përgjigjur asaj me ndjenja pozitive.

Si ka mundësi që bebet qeshin në gjumë?

Gjatë fazës REM bebet shikojne ëndërrat, pra truri është aktiv. Ekspertët e gjumit besojnë se edhe lëvizja e syve gjatë kësaj faze shkaktohet nga ëndërrat që janë duke u procesuar nga truri.

Faza REM shkakton edhe tek bebet një rritje të aktivitetit të trurit. Ndonjëherë mund të shkaktojnë edhe zgjimin e fëmijës. Femijet duhet të flejnë rreth 16 orë në ditë. Nga të cilat 8 i përkasin fazës REM. pra nuk është cudi që të shohim beben të qeshë shpesh gjatë gjumit qoftë gjatë ditës apo gjatë natës.