Forcimi i barkut ne shtatzani

Barku në shtatzani forcohet shpesh, pra është një gjendje që mund ta hasë cdo nënë gjatë 9 muajve. Sipas mjekëve nuk është situate e rrezikshme, megjithatë ka disa raste kur nevojitet të kontrolloheni nga mjeku.

Sipas gjinekologut Davide Dealberti, përse ndodh forcimi i barkut te shtatzani?

Barku në shtatzani mund të forcohet por me disa ndryshime në secilin trimestër.

  • Barku i fortë në trimestrin e parë vihet re më tepër në ditët e fundit të tij. Ky forcim në këtë periudhë shkaktohet nga implantimi i embrionit në uterus. Forcimi i barkut në këtë rast shoqërohet edhe me dhimbje të lehta.
  • Barku i fortë në trimestrin e dytë dhe të tretë. Kjo gjendje është tepër e shpeshtë në këtë periudhë. Është e rëndësishme të kuptoni nëse bëhet fjalë për forcmin fiziologjik apo kontraktimet e lindjes. Këto të fundit janë të shpeshta, ritmike dhe të dhimbshme. Zgjasin deri në 12 orë nëse jeni në shtatzaninë e parë.

Kur duhet të shqetësoheni në lidhje me forcimin e barkut?

Ndjesia e forcimit të barkut në fund të ditës është normale. Mund të pushoni duke u shtrirë për një orë.

Nëse forcimi shfaqet që në fillim të ditës apo vazhdon duhet të flisni me mjekun. Sidomos nëse gjendja shoqërohet edhe nga sekrecionet me ngjyrë të errët. Kjo gjendje mund t’i paraprijë lindjes prematurë duke qënë se mund të jetë shenjë e fillimit të hapjes së cerviksit.

Në këtë rast vetëm mjeku mund të përcaktojë nëse gjendja është normale. Gjithashtu ndjesia e forcimit dhe fryrjes mund të shkaktohet edhe nga konstipacioni apo cistiti.

Si të veprojmë kur forcohet barku?

Zgjidhja e parë është shtrirja në shtrat për rreth një orë. Nga ana tjetër zakonisht mjeku mund të përshkruajë edhe magnez. Ky i fundit ka efekt qetësues tek uterusi dhe me rekomandimin e mjekut mund të përdoret gjatë gjithë shtatzanisë.

Evitoni masazhet në zonën ku ndodh forcimi pasi edhe uterusi është një muskul që reagon ndaj stimujve të caktuar.