Sipas një studimi italian edhe krahu në të cilin e mbani fëmijën ndërsa e përkëdhelni ka rëndësi në zhvillim. Dhe jo vetëm, krahu në të cilin mbani fëmijën ndërsa e përkëdhelni do të ndikojë edhe në marrëdhëniet sociale.

Përkëdhelja e fëmijës dhe krahu i majtë

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Annunzio, kur përkëdhelni fëmijën është mirë ta vendosni në krahun e majtë. Në këtë mënyrë ai kur të rritet do të ketë më të zhvilluar empatinë. Gjithashtu aftësia për të krijuar marrëdhënie më të mira me të tjerët do të jetë më e madhe.

Në të kundërt përkëdhelja e fëmijës në krahun e djathtë do të bëjë që ai të jetë më i prirur të përjetojë depresion apo pasiguri.

Përse kjo diferencë?

Shkencërisht shpjegimi më i vlefshëm ka lidhje me diferencën e shprehjes së emocioneve në fytyrën e nënës. Sipas ekspertëve ana e majtë e saj i shpreh më mirë emocionet. Nëse fëmija përkëdhelet më shumë në anën e majtë do të shohë më shpesh edhe anën e majtë të fytyrës së nënës.

Gjithashtu studimet kanë treguar se nënat që mbanin fëmijën në krahun e majtë kishin empati më të zhvilluar. Ndërsa nënat të cilat mbanin fëmijën në krahun e djathtë ishin më të prirura të shfaqnin shenja depresioni.

Si përfundim ekspertët tregojnë se mbajtja e fëmijës në krahun e majtë do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin cerebral, kompetencat sociale si edhe emocionale afatgjata.