Për ty nënë gjatë shtatzanisë emocionet janë të shumta, njëkohësisht edhe vështirësitë. Nuk mund të mohoj se do të ndiesh frikë, pasiguri, se do të dëshirosh të vraposh tek mjeku pas cdo lëvizje ndryshe të fëmijës. pas cdo dhimbje “të cuditshme” që do të ndiesh në trup.

Ty nënë, të them se gjatë shtatzanisë do të përjetosh disa momente unike, to më të rëndësishmet e jetës tënde…

Dhe kjo do të ndodhë kur të shikosh vijën e dytë tek testi i shtatzanisë. E them me siguri se do ta bësh edhe një tjetër, madje ndoshta edhe dy apo tre para se të japësh lajmin. Dhe në cdo sekondë ky do të jetë një moment unik, i paharueshëm që do të zërë një vend të përjetshëm në kujtimet e tua.

Dhe sigurisht më pas do të kesh një tjetër moment të rëndësishëm në shtatzani. dhënia e lajmit! Ndoshta para se t’ja komunikosh bashkëshortit do të mendosh dhjetra mënyra dhe do të përfundosh duke ja thënë në mënyrën më të thjeshtë. “Jam shtatzanë!” por kjo ska rëndësi! Dhënia e lajmit do të jetë moment i paharueshëm për të dy!

E di, më pas se cfarë vjen? Pritja! Pritja për lëvizjen e parë të bebes. Ndoshta mund të jesh duke shpresuar të ndodhë që në javën e 10 edhe pse logjika të mëson se kjo është e pamundur. Por ti shpreson, pret dhe kur ndodh nuk harrohet asnjëherë. Dëshiron me shpirt t’ja bësh edhe bashkëshortit të kuptojë si ishte, cfarë ndjeve… Por ajo të përket vetëm ty! Vetëm ti e di si rrahu zemra dhe lëvizi barku në atë moment!

Një tjetër moment…

Në shtatzani nuk harrohet ajo periudha kur xhinset nuk po mbërthehen më! Kur barku ka filluar të duket dhe ti kalon një pjesë të mirë të kohës para pasqyrës duke parë ndryshimet. Duke e fryrë apo nxjerrë barkun  edhe më përpara për të parashikuar si do të dukesh në javët dhe muajt që pasojnë.

Ti nuk do të harrosh asnjëherë momentin kur mëson gjininë e fëmijës. vajzë apo djalë? Ska rëndësi! Ti mund të shpresosh të blesh veshje rozë ose blu, dhe në fund zemra shpërthen nga gëzimi edhe pse gjinia mund të mos jetë ajo që prisje. Në atë moment ti fillon e percepton fëmijën edhe më tepër si një qënie që po rritet brenda vetes. Fillon t’i zgjedhësh një emër asaj krijese që po të pushton zemrën dhe mendjen!

Dhe dalëngadalë vjen fundi! Tashmë cdo gjë është blerë, emocionet e zgjedhjes së rrobave kanë qënë të mëdha.

Sa shpesh mund t’i jesh drejtuar bashkëshortit me një badi apo këpucë në dorë? Sa hërë i ke buzëqeshur duke thënë “iii sa të voglaaa”…

Tani ti je atje duke pritur… mes dhimbjesh, lotësh gëzimi dhe padurimi. Mes errësirës së natës, dritës së diellit, orëve të gjata të pritjes dhe uniformave të bardha që të vijnë të kontrollojnë.

Ti je atje duke fotografuar cdo moment. Bebi jot tani po vjen në krahët e tu dhe kjo do të jetë një tjetër pamje, ndjesi që do t’i bashkohet albumit të mësipërm të kujtimeve.

Sepse ty nënë këto janë momentet që nuk do të harrosh kurrë! Urime!