Lindja e parakohshme sipas shefit të departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Universitetin “Colorado health sciences center” në Denver, Ronald Gibbs, mund të parandalohet.

Si mund të parandalohet lindja e parakohshme?

 

  • Duke kryer rregullisht analizat gjatë shtatzanisë. dhe mbi të gjitha duhen kryer analizat edhe para ngeljes shtatzanë. Duhet të ndiqen edhe këshillat e mjekut në lidhje me vitaminat apo ushqyerjen e duhur.
  • Parandalohet edhe duke ju shmangur stilit të gabuar të jetesës. Që do të thotë qëndroni larg alkoolit, duhanit, drogës. I kushtoni vëmendjen e duhur problemeve shëndetësore që mund të keni.
  • Lindja mund të parandalohet edhe duke trajtuar dhëmbët në mënyrë që të shmangen infeksionet.
  • Duhet të kujdeseni për peshëm. Mos harroni se në shtatzani nuk duhet të ushqeheni për dy. Në shtatzani duhet të ushqeheni shëndetshëm.
  • Mjeku duhet të dijë gjithcka për ju. Kështu lindja e parakohshme do të parandalohet. Ai duhet të dijë nëse keni pasur ndonjëherë më parë lindje të tillë, duhet të dijë nëse keni probleme të caktuara shëndetësore.
  • Evitoni stimulimin e gjinjve gjatë seksit dhe futjen e spermës brenda trupit tuaj. Të dyja këto shkaktojnë kontraksione.
  • Kujdes me medikamentet që merrni nëse doni që lindja e parakokshme të parandalohet. Mos merrni kurrësesi asnjë ilac me iniciativën tuaj personale pa e rekomandur mjeku më parë.