Nene e re…E sapolindur…Tashme vetem ne shtepi me me te shtrenjtin qe solle ne jete!

Koha kalon… Me siguri po bëhet gjithnjë e me e vështirë. Dua të them, ai/ajo qan, shpesh e shoqëron edhe ti. Ndoshta nga keqardhja sepse është aq i/e vogël dhe dicka ka. Ndoshta nga pamundësia për të zhdukur si me magji ato kolika të mallkuara. E di… Kohë me shi! Tani janë edhe më të theksuara. E vija re kete cdo dite qe binte shi. Paridi dhe Etieni qanin me shume, pa pushim!

E di qe po perpiqesh… Provon gjithcka! Cdo lloj caji të mundshëm, masazhe, banjo me ujë të ngrohtë, pika etj etj etj. Dhe sërish ajo krijesë e vogël qan e qan pafund!

Të duket sikur dicka të kap prej fyti dhe nuk të lëshon. Sikur asgjë nuk ka zgjidhje dhe ai moment do të zgjasë pambarim! Je nënë e re dhe ke një bebe në dorë. Jeni të dy të rinj! Ai në këtë botë dhe ti në këtë rol. Madje mund të jesh po njësoj e pafuqishme edhe nëse është fëmija 3. Cdo vogëlush është ndryshe! Ndryshe nga nevojat, ndryshe nga problemet, ndryshe nga mënyra si sillet në krahët e tu.

Ora ec… Po tani?

Gjoksi po fryhet. Dhemb, djeg…dikush thotë shtrydhe, dikush mos e shtrydh. Dilema… Ble nje pompe qe nga nxitimi, tensioni nuk di as si ta perdoresh. E leshon per te provuar serish, ne nje moment kur te jesh me e qetes. Ndoshta manuali do ta jape nje zgjidhje. Sa keq qe edhe bebet nuk vijne ne jete me nje manual perdorimi. Dua te them, kur skupton dicka e hap dhe lexon. Gjen zgjidhjen, e mbyll, vazhdon me pjesen tjeter te gjerave qe duhej te beje… Por jo, jo me bebat eshte tjeter gje! Veshtiresite dhe kenaqesite jane ekskluzivisht te tuat!

Ndersa ti kujdesesh per te dhe harron disi edhe veten, jo vetëm nga ty, por nga një pjesë e mirë edhe e njerëzve që të rrethojnë gjithë vëmendja shkon vetëm tek fëmija

Harron ti, dhe ndoshta harrojnë edhe ata se edhe ti si nene sapo ke lindur!

Ka lindur një nënë  e re që nuk di sa do të zgjasin periodat. Që mendon se në muajin e 2 pas vonëses së “ciklit” ka ngelur sërish shtatzanë. Ka lindur një nënë e re e cila “mësohet” për të gjitha por askush nuk i thotë se periodat do të duan muaj të rregullohen. Që nuk duhet të shqetësohet nëse ka vonesë, të paktën jo përsa kohë nuk ka tentuar për shtatzani.

Te gjithe ne menyren e tyre harrojne se edhe ti je një e sapolindur! Një nënë e sapolindur që ka frikë të mbërthejë kopsat e badit nga frika se mos kap lëkurën e vogëlushit. Një nënë e re e cila dridhet kur shikon se ka ardhur koha të ndërrojë kërthizën. “Po sikur ta lendoj?” Nje nene qe d

ridhet kur shikon se bebi ka defekuar dhe duhet larë. “Po sikur të më bjerë nga dora?”

Ndoshta të gjithë harrojnë, dhe padyshim edhe vetë nëna në disa raste…Harron se është e re, po aq e re sa edhe fëmija në këtë rol prandaj është shumë normale të mos dijë. Është shumë normale të mos e vendosë gjithë areolën në gojën e bebes, është shumë normale të ketë lodhje, ta kapë trishtimi, është shumë normale të mos cohet dot për të kapur fëmijën që peshon jo më tepër se 3 kg për t’i dhënë gji pasi ka ende një plagë hapur në trup.

Dhe mos harro! Ti të paktën mos harro asnjëherë se je tepër e re! Je nënë e sapolindur dhe barku do të varet, do të dhembë… Gjoksi do të fryhet, tejmbushet, do të kesh nevojë për gjumë dhe mbi të gjitha për ndihmë. mos ki frikë, mos ngurro të kërkosh ndihmë!

Për të gjitha nënat e sapolindura…

Për ty që sapo ke lindur fëmijën e 5;

Për ty që mendoje se kishe “mbaruar” me punën e lindjes;

Për ty nënë që sapo u ktheve në shtëpi nga adoptimi me vogëlushin në krahë;

Për ty që sapo mësove se fëmija ka një defekt në zhvillim;

Per ty nënë që u ktheve me më tepër se një bebe në shtëpi;

Për ty që sapo ke lindur dhe mësove që je sërish shtatzanë;

Për ty nënë që vendose të kthehesh në punë. Për ty që vendose të qëndrosh edhe kët vit në shtëpi;

Për ty nënë e dashur që dole nga dyqani me qumësht formule ne cantë;

Për ty nënë që po lexon duke dhënë gji…

Ashtu sic trajtoni me delikatesë fëmijën e vogël, me qetësi dhe dashuri. Që i jepni ushqim sa herë kërkon dhe pushim sa herë ka nevojë… Mos harroni të trajtoni në po të njëjtën mënyrë veten…

Sepse nënë e re, nënë e dashur, e sapolindur… Nuk është vetëm fëmija ai që ka nevojë të përshtatet, të mësojë botën e re. Jeni edhe ju!

Me dashuri Artemisa,

ADM “Bota e Gruas”